VIDEO/ Trafik kokaine në Durrës, kontenieri me banane del pa kontroll, Denoncuesi: Po e bën policia

15:27, 15/12/2023
A+ Aa A-

Dyshime për trafik kokaine në Portin e Durrësit. Një punonjës i Porit, ka denoncua pranë Syri Tv se një kontenier me banana është lejuar të dali pa u kontrolluar nga skaneri, e më pas është rikthyer pas 3 orëve për të kryer procedurat. Ndërkohë nga ana tjetër Policia mohon trafikun e drogës, ndërsa ka arrestuar 4 punonjës të Komopanisë së Kontrolleve, me akuzën e lejimit të “kontrabandës së bananeve”. Dyshime ngrihen edhe për faktin, se Porti i Durrësit konsiderohej si një portë hyrëse e kokainës nga Amerika Latine, ndërsa prej 1 viti e gjysmë, nuk është kapur asnjë ngarkesë.

Nga SYRI TV

Një rast i dyshuar i trafikut të kokainës është regjistruar në Portin e Durrësit. Një kontenier i ngarkuar me banane ka dal nga Porti i Durrësit  pa kryer asnjë porcedurë kontrolli, duke ngritur kështu dyshimet për një trafik të mundshëm lënde narkotike, por që nga policia në fund është argumentuar dhe proceduar si lejim të kontrabandës së mallrave. Pranë Syri TV ka mbërritur një denoncim nga një punonjës i Portit të Durrësit, i cili ka dhënë me detaje të gjithë ngjarjen, madje duke ngritur dyshime se bëhet fjalë për një trafik kokaine të kontrolluar nga Drejtuesit e Policisë.

DENONCUESI ANONIM

Taulant Balla me Policinë e Durrësit dhe AMP po fshehin trafikun e drogës.

Më 13 dhjetor u shoqëruan mbi 20 persona të operatorit portual Mariner Adriatic dhe disa policë kufitarë për tu marrë në pyetje lidhur me kontenierin me banane të firmës “Bana King” i cili në datën 8 dhjetor ka dalë pa kryer asnjë procedurë doganore, skaner kontroll jashtë portit te Durrësit duke u zbrazur në një parking në afërsi të portit në Shkozet. Pas 3 orë e 30 minutash është rikthyer në Portin e Durrësit, është futur përsëri në terminal pa asnjë kontroll. Kornologjia e kesaj ngjarje është fshehur me idenë e kontrabandës së bananeve (versioni me i turpshëm) i historisë me urdhër direkt të drejtorit të Policisë Durrës Skender Hita i besuar i Taulant Ballës.

Ajo që ndodh vërtetë ka të bëjë me ndryshimin e drejtuesve të policisë vendore në Durres dhe në kufi. Që prej afro 1 viti e gjysmë nuk është kapur asnjë sasi droge në port dhe pse është krijuar një njësi e veçantë enkas për kontenierët. Po njësia drejtohet nga një oficer i rikthyer enkas për këtë pozicion dhe për të drejtuar trafikun me lidhjet me familjet mafioze në Durres (G. T) nje shef droge i akuzuar për mbjelljen e kanabisit në Fier (G. D). Këtu duhet jo vëtpastrim i policisë por hetim nga SPAK për trafik ndërkombtar droge nga vetë policët.

Janë të gjitha faktet e vërtetuara nga kamerat e sigurisë mbi hyrje daljet e kontenierit.

Po tentohet të kalohet pa zhurmë kjo ngjarje tepër e rëndë.

SYRI TV u interesua edhe pranë Policisë së Shtetit në lidhje me këtë episod, dhe ngjarja konfirmohet, por siç e raporton denoncuesi është regjistruar për lejimin e kontrabandës së mallrave.

Gjithashtu Policia tregohet e rezervuar në dhënien e detajeve se për çfarë kontrabande mallrash bëhet fjalë apo cila ishte kompania që është toleruar. Në një komunikatë të shpërndarë për mediat, Policia bën me dije se në bazë të operacionit “Sinkroni” ka arrestuar 4 persona me detyrë inspektorë mbikëqyrës në kompaninë private që merret me përpunimin e mallrave dhe të kontenierëve në portin e Durrësit, ndërsa është shpallur në kërkim shoferi i kontenierit.

POLICIA E SHTETIT

Regjistronin të dhëna të rreme, duke shpërdoruar detyrat, në mënyrë që automjete dhe kontenierë t’iu shmangeshin kontrolleve në PKK dhe të kalonin mallra të kontrabanduara, vihen në pranga 4 shtetas.

Vijon puna për kapjen e një 56-vjeçari, i cili dyshohet se duke falsifikuar elementet e sigurisë (plumbçet) të kontenierit të kamionit që drejtonte, ka kaluar mallra të kontrabanduara.  Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 4 shtetas, duke shpërdoruar detyrat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike, me qëllim lejimin e kalimit pa kontroll doganor, të automjeteve dhe kontenierëve që transportonin mallra të kontrabanduara.

Në vijim të këtyre veprimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H., 56 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Kondrabanda me mallra të tjera”, pasi dyshohet se ka falsifikuar vulat e sigurisë (plumbçet) të kontenierit të kamionit që drejtonte dhe me të ka kaluar mallra të kontrabanduara.

Tashmë i mbetet Prokurorisë për të kryer hetimet e nevojshme për të vërtetuar nëse version i sakt është ai denoncuesit pranë Syri TV apo version i Policisë, që kalimin e kontenierit me banane nga Amerika Latine e konsideron “kontrabandë bananesh”. Por fakt është, që prej 1 viti e gjysmë, siç tregon edhe denoncuesit, në Portin e Durrësit nuk është kapur asnjë ngarkesë kokainë, ndërkohë që para kësaj date goditjet e rasteve të trafikut ishin më të shpeshta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco