Berisha: Me daljen e tij Veliaj mori përsipër fajësinë - Për Ramën ndiqni gozhdimin që i bëri Ambrozia Meta

Berisha: Me daljen e tij Veliaj mori përsipër fajësinë - Për Ramën ndiqni gozhdimin që i bëri Ambrozia Meta

13:09, 15/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka komentuar sot në veçanti, shfajësimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, gjatë një interviste në ABC News lidhur me aferën e inceneratorit tëTiranës. 

Berisha, duke e nisur konferencën e shtypit me ato deklarata, theksoi se Veliaj,  me daljen e tij të mbrëmshme mori përsipër fajësinë e tij dhe i tha Edi Ramës, se vepra është e jotja.

"Unë e kam denoncuar Edi Ramën, do e denoncoj prapë, por edhe njëherë ju them se strumbullar është Veliaj, - nënvizoi lideri i opozitës. - Rama, ju këshilloj të ndiqni asgjë tjetër veçse gozhdimin që i bëri dje mbasdite, që e la pa tekst, gazetarja Ambrozia Meta me pyetjen se si ia dhe ti, si firmose ti për t’i dhënë bonusin prej 8 pikësh një kompanie, që është krijuar 8 muaj më vonë.

Pasi u vërtit dhe u stërvit, po i shkonte ndërmend po nuk e shqiptoi të thoshte se ajo është firma e Erion Veliajt dhe jo e Edi Ramës.

Në fakt ajo është firma e Edi Ramës ndaj dhe Erion Veliaj e kalonte përgjegjësinë te qeveria.

Ndaj kjo është e vërteta.

Për ta mbyllur, do u rikujtoj një akt të tij të turpshëm, të padenjë.

Shprehet në televizion, i thotë moderatorit Sokol, ki parasysh që me ligjin e punës që e kam bërë vetë, 1 në 24 në bashki ose kudo në administratë janë me aftësi të kufizuara dhe dikush mund të thotë se aftësia ime mendore e tillë ishte dhe kështu ma priti mendja.

Pra, është shumë evazive kjo pjesë. Nuk ka më raciste, diskriminuese, çnjerëzore se shembulli që sjell.

Njerëzit mund të kenë kufizime të aftësive, po ata janë brilantë nga mendja, janë njerëz me moral të fortë, të cilët vuajtja i ka bërë të kenë një moral të hekurt dhe integritet të madh dhe nuk mund të përdorësh këta si shembull për hajdutë si Erion Veliaj.

Ndaj i them se vetëm për këtë, unë ftoj shoqatat t’i tregojnë vendin këtij njeriu që përpiqet t’i paraqesë si delinkuentë në mënyrën më të paskrupullt, më të pacipë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco