Interesimi i lartë: Mbi 4200 serbë marrin targat e Republikës së Kosovës

Interesimi i lartë: Mbi 4200 serbë marrin targat e Republikës së Kosovës

09:50, 15/12/2023
A+ Aa A-

Sot është afati i fundit kur qytetarët në veri të Kosovës do të mund t’i riregjistrojnë veturat e tyre në targa RKS.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani ka thënë se deri më tani janë riregjistruar rreth 4200 vetura.

“Deri më tani janë regjistruar 3400 vetura. Ndërkohë që në afatin e mëhershëm janë regjistruar 800, të gjitha janë 4200”, ka theksuar Elshani.

Ai ka paralajmëruar gjoba për të gjithë qytetarët që drejtojnë automjete me targa ilegale.

“Të shtunën Policia në rast se has në këto vetura, ndalohen, ju merren targat, i shqiptohet tiketat 150 euro, i konfiskohet leja e qarkullimit të veturës, shoferi lejohet që veturën ta largojë nga qarkullimi. Në rast se hasim përsëri në të, të njëjtën do ta konfiskojmë dhe do ta dërgojmë në Doganë", ka thënë Elshani.

Pa dy javësh Policia i pati bërë kërkesë Qeverisë për shtyrje të afatit me arsyetimin se ka interesim të madh të qytetarëve në katër komunat veriore për t’i konvertuar targat në RKS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco