‘USA Today’: McGonigal merrte deri në 3 milionë dollarë për të ndërhyrë në listën e sanksioneve amerikane

‘USA Today’: McGonigal merrte deri në 3 milionë dollarë për të ndërhyrë në listën e sanksioneve amerikane

09:41, 15/12/2023
A+ Aa A-

Dënimi i Charles McGonigal, ish-agjentit të lartë të kundërzbulimit të FBI, është lajm kryesor në mediat amerikane dhe jo vetëm.

Një gjykatë amerikane e dënoi 55-vjeçari dje me 50 muaj burg dhe një gjobë prej 40 mijë dollarësh.

Ai u përlot në gjykatë, pasi më herët kishte kërkuar një dënim më të lehtë. Por gjykatësja u tregua e ashpër teksa e dënoi për atë që njihet si dosja ruse.

McGonigal akuzohet se ka bashkëpunuar me një oligark rus, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Vladimir Putin.

Ish-drejtuesi i kundërzbulimit të FBI në Nju Jork u pagua nga oligarku Oleg Deripaska për ta nxjerrë atë nga lista e sanksioneve amerikane.

Po ashtu, ai punoi për të mbledhur informacione që një rival biznesi i Deripaskës, të futej në listën e sanksioneve amerikane.

Gazeta e njohur amerikane ‘USA Today’ shkruan se për shërbime të tilla si manipulimi me listën e sanksioneve amerikane, McGonigal priste të paguhej deri në 3 milionë dollarë.

“Gjatë detyrave të tij zyrtare, McGonigal ndihmoi në hetimin e Deripaskës dhe oligarkëve të tjerë rusë. Në vitin 2018, McGonigal mori një listë të klasifikuar të oligarkëve rusë me lidhje të ngushta me Putinin, të cilët konsideroheshin për sanksione,” shkruan gazeta.

Prokurorët thanë se McGonigal dhe bashkëpunëtorët e tij prisnin të merrnin një tarifë prej 650 mijë dollarë deri në 3 milionë dollarë për shërbimin e kryer.

Kujtojmë se McGonigal nuk është dënuar akoma për dosjen e tij shqiptar, ky personazhi kryesor i implikuar në aferë është kryeministri shqiptar.

Edhe në rastin shqiptar, McGonigal e përdori pushtetin e tij për të premtuar ndërhyrje në listën e sanksioneve të SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco