Lajmi i fundit

EMRAT/ Këto janë 3 oficerët e policisë ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arreste

Qesharake/ Brukseli i vuri kushte dhe i mbylli derën, Rama paralajmëron sërish festë me ekipin e tij

Qesharake/ Brukseli i vuri kushte dhe i mbylli derën, Rama paralajmëron sërish festë me ekipin e tij

12:32, 14/12/2023
A+ Aa A-

Pavarësisht se Brukseli i vuri kushte Shqipërisë për integrimin dhe i mbylli derën nisjes së negociatave për kapitujt e parë, Edi Rama doli sot në një konferencë për shtyp duke folur për triumf.

Edhe pse ky ishte një dështim për shkak të politikave të tij dhe qeverisjes, Rama tha se kemi fituar respektin e vendeve të BE-së.

Jo vetëm kaq, por ashtu si dikur, kur vendit nuk i hapeshin negociatat, por Rama festonte dhe vlerësonte me medalje anëtarët e ekipit të tij, edhe këtë herë Rama paralajmëroi një festë të ngjashme.

“Më vjen mirë që të ndaj sot me ju faktin se vendet anëtare kanë një vlerësim shumë pozitiv për progresin e Shqipërisë. Posaçërisht nga BE vlerësohet me nota pozitive performanca e skuadrës tonë kombëtare për negociatat.

Këto ditë do të organizoj dhe një takim falënderimi për anëtarët e kësaj skuadre. Kemi fituar një respekt që s’e kemi pasur kurrë”, tha Rama.

Kujtojmë se Rama ka festuar disa herë hapjen e negociatave, kur ato në fakt nuk hapeshin, duke u bërë personazh qesharak.

Edhe dje u bë qesharak në Bruksel, kur nisi të luante duart si dirigjent përpara liderëve të BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco