Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi Konferencë për mediat

SKANDAL/ Garda nuk lejon asnjë deputet opozitar të futet në Kuvend

SKANDAL/ Garda nuk lejon asnjë deputet opozitar të futet në Kuvend

09:27, 14/12/2023
A+ Aa A-

Garda e Republikës ka bllokuar dyert e Kuvendit për të mos lejuar hyrjen në seancë të deputetëve të opozitës, për të cilët pretendon se janë përjashtuar.

Skenat e turpshme të shtyrjes së deputetëve, për t’i mbajtur ata jashtë sallës parlamentare me çdo kusht, janë transmetuar sot në të gjitha mediat.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në mbështetje të tyre, ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka bërë të ditur se Garda po ndalon të gjtihë deputetët pa përjashtim.

Berisha po ashtu i ka kërkuar gazetarëve të shikojnë se si nga dyert anësore të Kuvendit po huten fshehurazi, deputetët e PS.

“Kjo është Shqipëria që pretendon të hapë negociatat, - tha Berisha, - kjo është narkodiktatura. E patë edi Ramën që shkoi si palaço dhe u kthyer si kloun”.

ImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco