Berisha: Rama mohoi edhe vajzën e tij, imagjino çfarë u bën shqiptarëve! Do bëjmë gjithçka për përmbysjen e tij

Berisha: Rama mohoi edhe vajzën e tij, imagjino çfarë u bën shqiptarëve! Do bëjmë gjithçka për përmbysjen e tij

18:01, 13/12/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me simpatizantët dhe anëtarët e PD në Shkodër nga ku është shprehur se vij sot në këtë takim, më i veçanti në 32 vite, pas takimit të parë që kemi bërë në sheshin “Isa Boletini’.

Ndër të tjera lideri demokrat bëri me dije se qeveria dhe bandat e Pllum Gjokës kanë intimiduar çdo votues që vinte në qendrën e votimit me qëllim deformimin e rezultatit zgjedhor.

Fjala e Berishës:

Ne sot jemi në një alternativë më të vështirën që kemi qenë në tërë ekzistencën tonë.

Shkodrën, kur e humbën njëherë, e humbën për gabimin tonë. Se ai që fitoi, e përfaqësonte qytetin. Si e përfaqësonte? Me traditën familjare, me vuajtjet e tij, me qëndrimin e tij.

Ai ka qenë një leksion shumë i fortë që Shkodra i dha PD-së.

Kurse kësaj here, Edi Rama përdori të gjithë fuqinë e narkoregjimit të tij për të rrëmbyer votën e qytetit të Shkodrës.

Pas rrëmbimit të votës, Edi Rama nuk ndalet në asgjë.

Sot ai ka pushtet në dorën e tij më shumë se Ramiz Alia në vitin 1990. Nuk ndalet!

Tani, meqenëse mori pushtetin, e rrëmbeu, tani do u rrëmbejë edhe këto të drejta kushtetuese deputetëve të parlamentit.

Ato të drejta kushtetuese në parlament nuk janë personale, ato janë tuajat.

Ajo e drejtë kushtetuese për të krijuar komisione hetimore parlamentare, është e drejta juaj për të ushtruar sovranitetin si njerëz sovranë. Dhe sovraniteti i brendshëm nuk është asgjë tjetër veçse e drejta juaj për të kontrolluar pushtetin e qeverisë.

Dhe ai pikërisht këtë nuk e lejon. Nuk lejon ai të kontrollohet për konfliktin e interesit sepse ai ligj është thyer prej tij me dhjetëra dhe qindra herë.

A u përfaqësojmë ne ju në atë sallë, nëse nuk guxojmë t’i themi se thjeshtra jote po fiton dhjetëra tendera duke përdorur pushtetin tënd, në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën?

A duhet të jemi ne të vërtetë me ju apo duhet të tërhiqemi? Ne nuk duhet të tërhiqemi për sa kohë u përfaqësojmë ju.

Cili qe reagimi i tij? Pasi deklaroi se nga familja ime nuk ka fituar asnjë njeri nga fondet publike, të nesërmen ia rreshtova me dokumente. Çfarë bëri? Si e zgjidhi? Familja ime, tha, përbëhet nga dy djemtë, bashkëshortja dhe unë vetë. Mohoi vajzën.

A mund të imagjinoni një njeri që mohon vajzën e tij se çfarë mund të bëjë për ty dhe shqiptarët?

Pra, ndalem në këtë rast për të kuptuar se çfarë po ndodh në parlament. Ajo betejë që bëjmë ne aty është betejë për të drejtat tuaja kushtetuese.

Por ai e kuptoi tani, ai e pa se mori fund kontrolli i opozitës.

Ai e pa se do të përballet çdo ditë me një opozitë të vërtetë.

Ai e pa se kjo opozitë ka vendosur të mos mashtrojë më shqiptarët dhe t’u thotë se do fitojë zgjedhjet dhe t’u thotë të vërtetën se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

Dhe pa përmbysur Edi Ramën, ne do mbetemi në diktaturë dhe do bëjmë gjithçka për të përmbysur atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco