Bozdo: SPAK me standard të dyfishtë! Ka ndarë çështjet e 3 inceneratorëve për të mos i hetuar si grup i strukturuar kriminal

Bozdo: SPAK me standard të dyfishtë! Ka ndarë çështjet e 3 inceneratorëve për të mos i hetuar si grup i strukturuar kriminal

17:17, 13/12/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, i ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, ka folur për aksionin e SPAK në bashkinë e Tiranës për inceneratorin që nuk ekziston.

Bozdo e quajti qartë një standard të dyfishtë metodologjinë e hetimit nga ana e SPAK dhe kjo gjë u kuptua që në çastin kur zoti Berisha dhe zoti Malltezi u akuzuan për çështjen e ‘Klubit Partizani’.

Sipas Bozdos, çështja e inceneratorit është afera më e madhe korruptive në vend dhe se SPAK është kujdesur personalisht që çështjet t’i ndajnë për të mos i hetuar si grup i strukturar kriminal edhe pse kuptohet që mbrapa tre inceneratorëve janë po i njëjti grup njerëzish.

‘Asgjë nuk ecën përpara pa kryeministrin pa kryetarin e bashkisë dhe njerëz të tjerë të rëndësishëm’, u shpreh Bozdo.

Bozdo: Kemi folur qartë për standardin e dyfishtë që përdoret në metodologjinë e SKAP-it, që në çastin kur zoti Berisha dhe zoti Malltezi u akuzuan për çështjen e ‘Klubit Partizani’.

Opinioni publik e kupton qartë pasi është fakti që për të njëjtën procedurë, për liderin e opozitës Sali Berisha, u kërku kufizimi i lirisë së tij duke iu marrë pasaporta dhe duke iu mos lejuar për të dalë jashtë shtetit, Jamarbër Malltezit një person që nuk ka lidhje fare me çështjen, nuk ka pasur as detyra ekzekutive dhe ka qënë një person privat në çështjen ‘Partizani’, pa hedhur firmën asgjëkundi, gjithashtu u mbajt në arrest me burg.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama që me firmën e tij kishte tjetërsuar terrenin e klubit sportiv në terren për ndërtim, siç ka bërë edhe me shumë terrene sportive në Tiranë, ky vazhdon të jetë në politikë dhe në jetën personale i qetë dhe SPAK nuk kishte ngritur asnjë lloj akuze për Edi Ramën dhe të tjerët.

Që këtu është më se e qartë për standardin e dyfishtë që ka vendosur SPAK.

Mendoni se çfarë ndodh me Ilir Beqajn dhe me njerëzit e tij të përfishirë në skandalin e kontratës PPP të sterilizimit. Mendoni për atë që quhet chek-up për mënyrën se si janë vjedhur paratë publike, 12 milionë euro në vit që shkojnë në drejtim të paditur, ka hetim por asnjë masë.

Çështja e inceneratorit është afera më e madhe korruptive në vend. SPAK është kujdesur personalisht që çështjet t’i ndajnë për të mos i hetuar si grup i strukturar kriminal edhe pse kuptohet që mbrapa tre inceneratorëve janë po i njëjti grup njerëzish dhe mbrapa kuptohet që qeveria e tëra që nga Edi Rama te Engjëll Agaçi tek ministrat e tjerë e kanë shtruar tapetin e kuq që një kontratë minimalisht 400 milionë euro të realizohej në këtë mënyrë që u realizua.

Asgjë nuk ecën përpara pa kryeministrin pa kryetarin e bashkisë dhe njerëz të tjerë të rëndësishëm. Kjo është e qartë si drita e diellit dhe për këtë standardi jemi duke luftuar dhe kemi denoncuar dhe besoj që në këtë mënyrë me qëndrimin që ka mbajtur PD dhe kryetari i saj Sali Berisha jemi duke i bërë një shërbim të madh interesit publik për ti treguar interesit publik se drejtësia është më e kapur seç ishte dikur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco