Beteja e opozitës/ Ndoka: Rama e futi në sirtar Bashën por Berishën e shikon si pengesë të pakalueshme

15:40, 13/12/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ftuar në Edicionin e Mesditës, në Syri Tv, përjashtimin e deputëtëve të opozitës si dhe përpjekjen e SPAK për t'i ndryshuar masën e sigurisë, kreut demokrat Sali Berisha.

Ndoka u shpreh se Rama ka frikë nga Berisha, i cili kishte një rritje maksimale me rikthimin në krye të opozitës, ndryshe nga rasti i Lulzim Bashës, të cilin sipas Ndokës, Rama e futi në sirtar.

 Unë shikoj një skemë akoma më të rrezikshme për faktin se goditje të tilla e traumatizojnë opozitën në tërësi.

Kjo qeveri e shikon Berishën si një pengesë të pakalueshme tashmë.

Nëse zotin Basha e shantazhoi dhe e futi në sirtarët e tij, për të Berisha është në kufinjtë e pamundësisë për vetë faktin që zoti Berisha pati një rritje maksimale, madje spektakolare, për një politikan të tillë që kishte disa vite i larguar nga politika aktive dhe i kishte dhënë mundësi dhe hapësirë Lulzim Bashës që të rritej  dhe askush nuk e mendonte se do të kthehej si një faktor politik në opozitë dhe aq me tepëer në tërësi.

Kjo ndodhi. Dhe, kjo ka suprizuar dhe Ramën, bashkëpunëtorët e tij, faktorin ndërkombëtar, ku një pjesë e tyre ka ndryshuar dhe qasjen, ku ndoshta po përpiqen të rregullojnë dhe gabimet e tyre dhe shpeshherë janë futur në atë vorbullën e sponsorizuar nga Rama. 

Me bashkimin e grupit parlamentar, kjo e theksoi shumë pushtetin autoritar të Edi Ramës, dhe ky ishte alarmi që ai pati mbi vete, për të operuar sa më shpejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco