Kërkesa e SPAK-ut për Berishën, Artan Hoxha: Nëse Parlamenti do ishte dinjitoz nuk do ta pranonte, por...

Kërkesa e SPAK-ut për Berishën, Artan Hoxha: Nëse Parlamenti do ishte dinjitoz nuk do ta pranonte, por...

23:04, 12/12/2023
A+ Aa A-

Analisti Artan Hoxha shprehet se Berisha e ka bërë betejën e tij për dinjitetin e Kuvendit.

Sipas tij, nëse parlamenti do ishte serioz nuk do ta pranonte masën e fundit ndaj kryedemokratit pa pranuar edhe dy të parat.

“Po të ishte dinjitoz, por ngaqë është karagjoz do ta miratojë”, tha ai.

“Kuvendi, ky Kuvend do të veprojë me gjasa siç thotë Jordani. Pse? Se nuk është Kuvend dinjitoz për vetveten. Se po të ishte dinjitoz, ky Kuvend kur i vjen momenti në dorë, po t’i qëndrojë besnik precedentit dhe opinionit që ka që këto lloj masash, edhe ato të parat, jo vetëm kjo e dyta duhet të vijë në Kuvend, duhet t’i thotë: Kjo masë nuk mund të pranohet sepse është agravim i dy të tjerave që m’i ke sjellë tek unë. M’i sill ato dy të tjerat, t’i miratoj dhe po qe se nuk i zbaton pastaj Sali Berisha më sill këtë tjetrën. Po të ishte dinjitoz, por ngaqë është karagjoz do ta miratojë me atë procedurë të përshpejtuar që thotë dhe Jordani, do mbyllin sytë, do mbyllin vetullat, do të përdorin kartonët etj., etj. Nga ana tjetër ke edhe pozicionin e Sali Berishës dhe demokratëve që kanë thënë gjersa po vjen në Kuvend po respekton kompetencën e Kuvendit. Ai Kuvend do e marri vendimin miratues për masën e arrestit në shtëpi, pavarësisht se i padrejtë tha, por gjithë beteja e tij në këtë kohë ka qenë beteja për dinjitetin e Kuvendit. Ky kuvend nuk e kupton ose nuk e vlerëson, ose nuk do ta vlerësojë sepse nuk është dinjitoz”, u shpreh Hoxha në Opinion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco