Gjata: Ka dy vite që harxhohet kohë dhe shumë para për largimin e Berishës nga Parlamenti, pasi është i vetmi që di të bëjë opozitë në Shqipëri

Gjata: Ka dy vite që harxhohet kohë dhe shumë para për largimin e Berishës nga Parlamenti, pasi është i vetmi që di të bëjë opozitë në Shqipëri

21:36, 12/12/2023
A+ Aa A-

I ftuar në studion e “Open”, Çlirim Gjata ka folur lidhur me kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjata u shpreh se ka dy vite që kërkohet largimi i ish-kryeministrit Berisha nga Parlamenti për shkak të aktivitetit politik të këtij të fundit në opozitë.

Sipas tij aksioni i opozitës në Parlament nuk duhet të ndalojë deri në realizimin e komisioneve hetimore të kërkuara, të cilat sipas tij edhe pse nuk kanë rezultat sjellin transparencë.

Në këtë kohë kërkohet nga SPAK një arrest, por problemi është të hiqet Sali Berisha nga Parlamenti. Ka dy vite që harxhohet kohë dhe shumë para për largimin e tij nga Parlamenti, pasi është i vetmi që di të bëjë dhe bën opozitë në Shqipëri. Më gjeni një person që bën aktivitetin e Sali Berishës sot në politikë.

Nëse demokracia nuk ka kontroll nuk ka drejtësi. Nuk duhet të ndalet aksioni opozitar pa u fituar komisionet hetimore, që edhe pse nuk sjellin rezultat, sjellin transparencë. Rama ka bërë gafë duke thënë që i firmos dosjet fët e fët në komisionin e inceneratorëve. Ai është për burg këtu.

Nuk futet kryeministri kur miraton ligje apo VKM, por kur firmos në momentin që e paralajmërojnë se ka korrupsion! Shkelja e parë është që nuk kërkuan autorizim nga Parlamenti në rastin e parë. Mbajtja e pasaportës pengon lirinë për të shkuar jashtë shtetit, është liri themelore e njeriut. Si nuk qenka kufizim lirie, bën pjesë brenda heqjes së lirisë”, u shpreh ai mes të tjerash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco