VIDEO/ Alizoti: Po goditet njeriu me aksionet më të larta opozitare, drejtësia po mbështet autokracinë në Shqipëri

20:09, 12/12/2023
A+ Aa A-

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti në një intervistë në SYRI TV, është shprehur se drejtësia po mbështet autokracinë në Shqipëri.

Gjatë një interviste me Armela Ferkon më Edicionin e Mbrëmjes ‘Ora 19’ në SYRI TV, Alizoti u shpreh se, aktualisht po goditet njeriu me aksionet më të larta opozita në Shqipëri.

‘Edhe në kohën e komunizmit u dënua me vdekje Beqir Balluku, Mehmet Shehu, njerëz me poste të larta. A kishte drejtësi atëherë? Jo, ishte luftë për pushtet.

Edhe sot gjykatat në Shqipëri kanë marrë përmasa të tilla. Në moment që i ngacmon tek pushteti, i bezdis te pushteti bëhen në mënyrë urgjente në shërbim të pushtetit.

Nëse pretendon të ndërtosh demokraci në Shqipëri, duke parë edhe situatën që ndodhet opozita shqiptare, të sulmosh personin që ka aksionet më të larta opozitare, të lësh një  qeveri totalisht të korruptuar pa opozitë, një qeveri ka një psikozë autoritare, ky institucion i financuar nga ndërkombëtarët nuk ka thirrur kryetarin e bashkisë dhe kryeministrin e Shqipërisë.

Më thoni mua, cili manual politik, demokratike nuk thërret kryeministrin, kryetarin e bashkisë në një skandal me përmasa të tmerrshme financiare, por shkon e godet një opozitë e cila sot është e përçarë, godet individin me aksionet më të larta opozitare, atëherë këtu po i hapin rrugën një autokracie të re.

Drejtësia merr tiparet e së drejtës nëse ajo sulmon pushtetin, jo opozitën. Në të gjitha vendet diktatoriale sot në botë, janë liderat e opozitës nëpër burgje.

Në këtë moment të godasësh aksionet më të larta opozitare, ku një grup parlamentar ju bashkua, ku opozita po merr frymë, do të thotë që po mbështet autokracinë në Shqipëri’, tha deputeti Tomor Alizoti në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco