SPAK: Berisha në burg, Rama-Veliaj ‘herezi’ t’u përmendë emrin te inceneratorët. Standardet skandaloze të Prokurorisë së Posaçme

SPAK: Berisha në burg, Rama-Veliaj ‘herezi’ t’u përmendë emrin te inceneratorët. Standardet skandaloze të Prokurorisë së Posaçme

15:06, 12/12/2023
A+ Aa A-

Kërkohet arrestimi i Berishës, por nuk guxojnë të prekin qeveritarët

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK, mori sot formën e plotë të një strukture varësie të kryeministrit Edi Rama.

Prokurorët e posaçëm dorëzuan këtë të martë në Parlament kërkesën për autorizimin e marrjes së masës ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, në kuadër të dosjes së sajuar për vendimet e qeverisë së tij për kthimin e pronave të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë, mes të cilëve edhe paraardhësve të Jamarbër Malltezit.

Kërkesa për arrestimin e Berishës vjen në një kohë kur SPAK-u jo thjesht ka dështuar, por po merr fuqimisht në mbrojtje kryeministrin Rama, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe një seri zyrtarësh të lartë, të përfshirë drejtpërdrejt në aferën qindra milionë euro të inceneratorëve.

SPAK ka prova dhe fakte ndaj drejtuesve të lartë të qeverisë, por nuk ka guxim as t'u përmendi emrin e jo më t'i hetojë.

Në dosjen e sajuar kundër Berishës, e vetmja shkelje është ajo e Edi Ramës, i cili, si kryebashkiak i Tiranës në vitin 2006 vendosi tjetërsimin e ish-kompleksit "Partizani" nga terren sportiv në truall për ndërtime.

Por, prokurorët e çështjes nuk guxuan as t'i vendosin emrin e atij që ka qenë kryebashkiak në atë kohë në Tiranë.

Vasaliteti i prokurorëve të SPAK-ut ndaj qeveritarëve arrin kulmin e hetimin për aferën e inceneratorit inekzistent të Sharrës.

Pas më shumë se tre vjet hetime, prokurorët e posaçëm lëshuan 15 masa sigurimi, kryesisht për zyrtarë të niveleve të rëndomta.

Opozita dhe media kanë zbuluar e publikuar dokumenta se koka e aferës së inceneratorëve është dyshja Rama-Veliaj e pas tyre një radhë e gjatë bashkëpunëtorësh të ngushtë të tyre.

Por, SPAK-u nuk i ka përfshirë në hetim, madje duket se e ka herezi që edhe t'u përmendi emrat.

Nën një presion publik gjithnjë e në rritje për dështime spektakolare ndaj qeveritarëve me dashje dhe vullnet të plotë, SPAK po tenton të mbylle gojën e personaliteteve të opozitës, të cilët kanë nxjerrë zbuluar skandalin e prokurorëve të posaçëm në mbrojtjen që i bëjnë kryeministrit, kryebashkiakut tv Tiranës dhe ministrave të tjerë të Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco