Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Sejamini: Berisha hetohet për vendim kolegjial, ndërsa Veliaj që ka firmosur vetë në emër të Këshillit Bashkiak nuk hetohet

Sejamini: Berisha hetohet për vendim kolegjial, ndërsa Veliaj që ka firmosur vetë në emër të Këshillit Bashkiak nuk hetohet

22:07, 11/12/2023
A+ Aa A-

Neritan Sejamin ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku u diskutua për arrestimet e disa zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës për aferën e inceneratorëve. 

Sejamini tha se inceneratori i Tiranës, nuk do të bëhej si koncesion, pa firmën e kryebashkiakut Veliaj, i cili pasi mori vetë kompetencat e Këshillit Bashkiak, mori përsipër financimin e inceneratorit, i cili edhe pse ka marrë dhjetëra milionë euro, nuk ekziston fare. 

Deri tani Veliaj nuk është hetuar, duke ngritur pikëpyetje për një standard të dyfishtë që drejtësia po përdor për njerëz të rëndësishëm të mazhorancës, ndërkohë që Sali Berisha po hetohet për një vendim kolektiv të qeverisë. 

"Kjo është sikur një hajdut vjedh tre shtëpi dhe hetohen të gjithë shtëpitë veç. Po të hetohen bashkë, del një hajdut serial, ndërsa kështu duket më e vogël. Këtë ka bërë SPAK, e ka fragmentuar edhe pse janë të njëjtët persona, të njëjtët pronarë, e njëjta kompani juridike, etj, por kemi patur tre hetimet të ndryshme. Të gjithë e dimë se për një krim të përsëritur dënohesh më shumë.

Çfarë ka bërë prokuroria? Ka gjetur mënyrën më të lehtë për ta trajtuar këtë vepër. E ka trajtuar si gabime proceduriale dhe jo si skemë që është bërë me paramendim për të vjedhur paratë publike. Në Tiranë nuk ka incenerator, nuk është hedhur asnjë tullë.

Po të them vetëm faktet. Inceneratori i Tiranës është koncesion, ndryshe nga Fieri dhe Elbasani. Pra përgjegjësinë e merr Bashkia dhe privati. Ky koncesion është bërë i mundur vetëm se Veliaj ka marrë përsipër që ta financojë Bashkia. Pra pa atë shkresë të Veliajt nuk bëhej asgjë. 

Veliaj ka marrë kompetencat e Këshillit të Bashkisë, ka marrë përsipër ta financojë duke marrë kompetencat e këshillit, por edhe të bashkive të tjera. Pra sikur zoti Fevziu të marrë vendime për emisionin tënd. Ky person, megjithëse këto vendime janë marrë, nuk është hetuar për këto vendime, me të cilat ka shkelur kompetencat, ka marrë vendime në emër të vet.

Nëse marrim rastin e klubit Partizani, Berisha po hetohet për një vendim të qeverisë dhe vendim kolektiv. Shiko ndryshimin. Pra një vendim të këshillit bashkiak, e ka marrë Veliaj vetë dhe nuk hetohet, ndërsa në rastin e Berishës që ka vendim kolektiv, po hetohet. Ne po flasim për dy standarde hetimi, kur e injoron tërësisht përgjegjësinë personale.

Këto janë dy standarde hetimi. Drejtësia është një për të gjithë. Drejtësia është procedurë. Si ka mundësi një institucion me dy standarde krejtësisht të ndryshme për dy raste korrupsioni të supozuara?", tha ndër të tjera Sejamini. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco