'Bëre autogol për inceneratorët'/ Vangjeli zihet ‘mat’ nga Peka : Na u sos durimi në këtë vend të padrejtë

22:03, 11/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari Lorenc Vangjeli ishte i ftuar në Çim Peka Live, ku në debatin e krijuar në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës, është shprehur se ‘ i është sosur durimi duke qënë një vend i padrejtë’.

Moderatori Peka menjëherë ia vuri në dukje ‘autogolin’ Vangjelit, nga ku ky i fundit u mundua ta kamuflojë duke u shprehur se paratë e adresuara për djegësin e Tiranës nuk vidhen nga askush.

Pjesë nga debati:

Vangjeli: Ndoshta është padurimi ynë. Na është sosur durimi duke qënë një vend i padrejtë, duke parë maskarenj dhe mëkatarë.

Peka: Në logjikë më dhe një argument dhe bëre një autogol për vete. The tek ‘padurimi’- Kush është më e rëndësishme, të hetohet një proces ku vazhdojnë dhe jepen rreth 130 milion euro dhe nuk dihet aksoneri nga SPAK-u  apo është njëvepër tjetër që ka ndodhur para 10 viteve apo 20 viteve e cila nuk ka asnjë efekt më?

Vangjeli: Djegësi i Tiranës që është vënë në sekuestron e shtetit, asnjë qindarkë nuk shkon në xhepa privatë. 80 mijë eurot e famshme që paguhen në ditë shkojnë në paga, etj. Kjo duhet të ishte thënë më parë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco