Murrizi: Memot e Ermonela Felajt hedhin poshtë fjalët se Rama nuk dinte gjë për inceneratorin

21:27, 11/12/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslim Murrizi gjatë bisedës në ‘Çim Peka LIVE’ për dosjen e inceneratorit të Tiranës të SPAK, është shprehur se ministrja e Shtetit, Ermonela Felaj i ka dërguar Edi Ramës, memo në lidhje me kompaninë e cila nuk ekzistonte.

Por Rama nuk e ka pyetur dhe e miratoi, tha Murrizi.

‘Memot që ka bërë Ermonela Felaj, janë aktakuzë e pastër, sepse ajo i ka bërë në frymën e prokurores.

Memot e Felajt hedhin poshtë të gjitha dallaveret që nuk ka ditur gjë Rama dhe memo i ka shkuar qeverisë në mbledhje që i thotë se unë jam kundra se këta nuk bëjnë për tu bërë kështu.

Dhe Rama jo që nuk e pyeti Ministren e Shtetit që e kishte vënë për kundërfirmë të Nasip Naços, por e kaloi duke mos ngrënë dardha, dhe e hanë këta të tjerët pas’, tha Myslim Murrizi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco