SYRI TV/ Inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Përfituesi real i kontratës është Erion Veliaj!

14:41, 10/12/2023
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së Pratisë Demokratike, Belind Këlliçi i ka bëri thirrje SPAK të intesifikojë hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë përgjegjesit e vertetë për aferën e inceneratorëve.

Ndërsa akuzoi  kryebashkiakun Erion Veliaj, si përftuesin real të  inceneratorit, Këlliçi u shpreh se masat e ndalimit u ekzekutuan 5 muaj me vonesë.

SYRI TV

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar aksionin e SPAK, për 15 urdhër arrestet, lidhur me incenertorin e  Tiranës.

Përmes një reagimi në rrjetet social Këlliçi tha se SPAK, i ka ekzuektuar masat  e ndalimit,  5 muaj me vonesë, ndërsa theksoi se përfituesi real i kontratës së incneratorit është kryebashkiaku Erion Veliaj.

Këlliçi  u ndal edhe te censura e disa mediave në raportimin e kësaj ngjarje, duke thënë se jane financuar  me paratë e inceneratorëve.  

'Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj janë përfituesit realë të inceneratorit, ndërsa SPAK i ka ndërmarrë masat e ndalimit 5 muaj me vonesë. Një shqyrtim i detajuar i vendimit gjyqësor dhe shkresave të Ministrisë së Infrastrukturës si dhe Administratorit Shtetëror, tregon qartë lidhjet korruptive dhe manipulimin e dokumentacionit nga ana e Bashkisë Tiranë.Mosfunksionimi i Njesisë së Zbatimit të Projektit dhe bllokimi i komunikimit nga Bashkia Tiranë shfaqin dështimin strukturor të monitorimit të inceneratorit.'

Anëtari i kryesisë së PD, e përmbyll  reagimin e tij, duke i bërë thirrje  SPAK, të intensifikojë dhe ta marë seriozisht hetimin, për zbuluar përgjegjësit e vërtetë dhe të godasë përfituesit realë në këtë skemë mafioz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco