Berisha: Erion Veliaj bën mirë të japë dorëheqjen! SKAP po rreshtohet në mënyrën më mercenare me hajdutët

Berisha: Erion Veliaj bën mirë të japë dorëheqjen! SKAP po rreshtohet në mënyrën më mercenare me hajdutët

13:21, 09/12/2023
A+ Aa A-

"Por asgjë nuk mund të ndodhte këtu pa firmën e Edi Ramës. Asgjë. Edi Rama u njoftua. Çka do të thotë kjo?! Kjo do të thotë se afera 1 miliard euroshe siguronte jo vetëm Erionin dhe Ramën, por edhe Zahon dhe djalin e Zahos. 30 vjet. Me radhë ata bëheshin miliardierë. Kjo është si të vjedhësh me gjenerata. Kështu është kjo. Kjo është e paimagjinueshme. Dhe këta nuk kanë guxim..."

Lideri i opozitës, Sali Berisha, e cilësoi si krimin më të shëmtuar në hetimin e aferës së inceneratorëve, përjashtimin nga SPAK të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt. "Por do të hetojnë qytetarët, Erion Veliaj ta ketë të qartë, - theksoi Berisha. -  Mirë është të japë dorëheqjen. Po nuk e dha dorëheqjen, do ta kërrejnë qytetarët."

"Zoti Rama po mbron veten, të jemi të hapur. - tha kreu i PD gjatë konferencës për shtyp. -  Në këtë aferë, nuk ka diskutim që njeriu qendror është Erion Veliaj në kuptimin që koncesioni ndodhej në Bashkinë e Tiranës. Erion Veliaj ndryshoi strategjinë për Tiranën nga landfill/seleksionim/grumbullim, në djegie.

E dyta, Erion Veliaj ndryshoi modelin e përdorur për Fierin dhe Elbasanin në modelin e koncesionit 30-vjeçar. Këto nuk mund t’ia bënte njeri Erion Veliajt, as kryeministri nuk mund t’i imponohej dot me asgjë.

Së treti, Erion Veliaj ka marrë përsipër duke mashtruar, pa mbledhje të Këshillit të Qarkut dhe të Bashkisë, financimin me 91 milionë euro, para të qeverive vendore.

Së katërti, Erion Veliaj ka qenë i ngarkuar, ka shkresën e Damian Gjiknurit, shkresën e Belinda Ballukut, te Damiani zotohet se do ndjekë ecurinë e punimeve.  Pra, Erion Veliaj nuk ka diskutim se është figurë qendrore sepse është djegësi i Tiranës.

Por asgjë nuk mund të ndodhte këtu pa firmën e Edi Ramës. Asgjë. Edi Rama u njoftua. Çka do të thotë kjo?! Kjo do të thotë se afera 1 miliard euroshe siguronte jo vetëm Erionin dhe Ramën, por edhe Zahon dhe djalin e Zahos. 30 vjet. Me radhë ata bëheshin miliardierë. Kjo është si të vjedhësh me gjenerata. Kështu është kjo. Kjo është e paimagjinueshme. Dhe këta nuk kanë guxim....

Po në këtë vend janë arrestuar kryeministra, kjo që bëjnë këta është gjëja më e shëmtuar.

Po Arben Ahmetaj gjithnjë faktohet se e ka arrestuar Linda Rama për inate patologjike. Absolutisht. Del qartë, del shumë qartë. Ai është arrestuar, përveç hetimit pasuror që është krejt tjetër, është arrestuar se përfaqësuesit e tij në KVO, kanë votuar pro. Dhe për këtë votim të përfaqësuesve të tij në KVO, arrestohet ai. Kurse për votimin e dy përfaqësuesve të Erion Veliajt, Erion Veliaj amnistohet. Përveç mashtrimit, përveç falsifikimit.

Nuk ka krim më të shëmtuar në hetim se sa ky. Por do hetojnë qytetarët. Erion Veliaj ta ketë të qartë. Mirë është të japë dorëheqjen. Po nuk e dha dorëheqjen, do ta kërrejnë qytetarët. Kjo nuk mund të vazhdojë. SKAP-i po rreshtohet në mënyrën më mercenare me hajdutët. Republika e prokurorëve është republika e hajdutëve, e qeveritarëve hajdutë ku si mburojë janë një grusht prokurorësh kriminelë, të lidhur kokë e këmbë me krimin dhe që bëhen mburojë e tyre."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco