'Doni më për Belulin'/ Pas 5 orësh fjalime, Rama patronazhistëve: Nuk do lëvizni pa më dëgjuar edhe mua (Belulin, dora vetë)

'Doni më për Belulin'/ Pas 5 orësh fjalime, Rama patronazhistëve: Nuk do lëvizni pa më dëgjuar edhe mua (Belulin, dora vetë)

17:33, 08/12/2023
A+ Aa A-

I ngjashëm me skeçin e famshëm shqiptar të Estradës së Fierit, 'Doni më për Belulin' ka qenë Kongresi i PS ditën e sotme. Për 5 orë rresht ministra, deputetë e drejtues të PS kanë folë e lavdëruar Belulin (Ramën) në çdo fjalë të tyre. E sikur mos mjaftonte kjo, Beluli e kishte lënë fjalën e tij për lavdërimin e vehtes në fund. 

Duke parë patronazhistët që janë lodhur, në hyrje të fjalës së tij Edi Rama u mundua të bëjë “humor të zi” me socialistët që siç duket janë “mpirë” fizikisht dhe mendërisht nga fjalimet propagandistike të eksponentëve kryesorë të qeverisë dhe shefave të tyre në dikastere të ndryshme.

“Kongres goxha i gjatë, ditë pushimi… as ju nuk thatë u lodhëm. Mbase disa e menduan, por e rëndësishme është që jemi të gjithë këtu për ta përmbyllur këtë ditë dhe prandaj duroni edhe fjalimin tim si zakonisht të shkurtër”, tha Rama duke buzëqeshur.

Megjithëse ende ka familje që kanë mbetur në “qiell të hapur” si pasojë e tërmetit, apo Shqipëria u pozicionua si vendi në rajon me numrin më të lartë të vdekjeve si pasojë e Covid-19, këto nuk e ndalën kryeministrin Edi Rama që me fjalën e tij të marrë merita të padiskutueshme për pandeminë dhe tërmetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco