Blushi: Mjerimi i nëna Dritës që errëson shkëlqimin e luksit dhe 'arritjeve' të Kongresit të Rilindjes!

Blushi: Mjerimi i nëna Dritës që errëson shkëlqimin e luksit dhe 'arritjeve' të Kongresit të Rilindjes!

17:32, 08/12/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PL ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook, mbi një rastin e Nënë Dritës 90 vjeçare, e lënë në harrësë nga shteti, nga fshati Mborje i Korçës, e cila në një bisedë u shpreh se gjithmonë, kur fle, lutet të mos zgjodhet më.

Blushi shkruan se mjerimi i nëna Dritës errëson shkëlqimin e luksit dhe “arritjeve” të Kongresit të Rilindjes, teksa kjo e fundit e ka dënuar atë me vdekje.

‘’Një nga krimet e shumta të “shtetit social” të Edi Ramës, që pasuron edhe më shumë të kamurit, por që i ka braktisur, i godet dhe i mjeron çdo ditë më shumë të varfërit'’, shkruan Blushi ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Mjerimi i nëna Dritës që errëson shkëlqimin e luksit dhe “arritjeve” të Kongresit të Rilindjes!

Nëna Drita është 90-vjeç! Jeton e vetme, në mjerim ekstrem dhe errësirë të plotë, në një kasolle në Mborje, vetëm 2 km larg qendrës së Korçës!

Bashkia nuk i jep as ndihmë sociale, as banesë! Qeveria i ka hequr prej kohësh edhe energjinë elektrike!90-vjeçarja mbijeton me 1 kokërr mollë në ditë dhe ngrohet natën vetëm me 1 dru zjarri kur temperaturat shkojnë minus! Ilaçet nuk i pi se nuk ka lekë t’i blejë!

“Rilindja” praktikisht e ka “dënuar me vdekje”!

Një nga krimet e shumta të “shtetit social” të Edi Ramës, që pasuron edhe më shumë të kamurit, por që i ka braktisur, i godet dhe i mjeron çdo ditë më shumë të varfërit.

Ky është realiteti i dhembshëm ku jeton sot nëna Drita dhe qindra e mijëra familje shqiptare!

Kush do të mashtrohet me "lugën bosh", sukseset, arritjet, rritjen ekonomike, propagandën 3D dhe fantashkencën i gjen tek Kongresi luksoz i "Rilindjes".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco