Reforma në Drejtësi/ Rama 'zhduk' partnerët: E bëri PS-ja, jo anglo-amerikanët

Reforma në Drejtësi/ Rama 'zhduk' partnerët: E bëri PS-ja, jo anglo-amerikanët

17:27, 08/12/2023
A+ Aa A-

Në Kongresin e Partisë Socialiste, teksa foli për Reformën në Drejtësi, kryeministri Edi Rama nuk harroi të hidhte poshtë meritat e partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Rama tha se pa PS-në kjo reformë nuk do të bëhej dhe se nuk është produkt i imponuar importi nga BE-ja dhe nga Shtetet e Bashkuara.

Rama: Reformë në Drejtësi pa Partinë Socialiste të Shqipërisë, nuk ka anglo-amerikan apo euro-perëndimor, që e bënte dot. Reforma më e thellë, më e vështirë, më e ngatërruar në historinë e shtetit për ndërtimin e shtetit modern, evropian të shqiptarëve. Reforma në Drejtësi nuk është produkt i imponuar importi nga BE-ja dhe nga Shtetet e Bashkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco