‘Opozita kërkon transparencë’/ Kraja: Shqipëria si në mesjetë, buxheti votohet pa dialog

17:19, 07/12/2023
A+ Aa A-

Shefi i Kabinetit në Partinë demokratuike Akil Kraja ka folur në lidhje me aksionin e opozitës në Parlament për të fituar të drejtat e përfaqësuesve të saj. Në një lidhje me Skype pëe edicionin e pasdites në Syri Tv, Kraja shprehet se realiteti në Shqipëri është për tu ardhur keq, pasi qeveria po e thellon tepër vjedhjen dhe mashtrimin ndaj qytetarëve.

Ai shprehet se arsimi në Shqipëri është më pak i investuari në rajon.

“Ja ku jemi në Shqipërinë tonë të 2023-shit ku një buxhet përsëri miliarda eurosh votohet për 7 minuta, pa përfaqësim, pa dialog në shtypje. Njesë por jemi më keq se në mesjetë.

Nuk është aspak për të qeshur, është tragjike. Shqiptarët nuk e dija, ky buxhet që votuam përfaqëson 5 mijë euro për të punësuar në vit. Statistikat e INSTAT-it shprehen se sot në Shqipëri janë rreth 1.1 milion të punësuar. 

Në taksat që do të mblidhen për vitin 2023 përfaqësojmë 5 mijë euro për çdo të punësuar. Nëse marrim buxhetin që vjen nga taksat, pra të ardhurat  jemi ne rreth 5 mijë euro që ne i paguajmë shtetit. E pra, ‘no taksation ëithout represantation’.

Sot në këtë realitet të 2023-shit konstatojmë një parlament, një kryeministër i cili në pak minuta i imponon shqiptarëve miliarda euro në taksa, pa diskutim, pa transparencë dhe këto para më pas janë thjeshtë burim abuzimesh për më pak konkurencë, më pak transparencë, më pak cilësi në arsim.

Është një vjedhje që i bëhet kombit shqiptar .”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco