SYRI TV/ Ura e Zogut në Milot rrezikon shembjen, është fundosur edhe 30 cm

14:34, 07/12/2023
A+ Aa A-

Ura e Zogut mbi lumin Mat në Milot rrezikon shembjen e plotë. Monumenti i kulturës i kategorisë së parë është fundosur edhe 30 cm më shumë pas reshjeve të shiut, ndërsa struktura e urës ka lëvizur plotësisht. Në kushtet kur projekti i qeverisë shqiptare për ndërhyrjen në këtë urë nuk ka nisur të zbatohet, Forumi Kombëtar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, kërkon shtim të fondit për shpëtimin monumentit të kulturës që po rrezikon seriozisht ekzistencën.

Nga SYRI TV

Ura e Zogut mbi lumin Mat në Milot rrezikon të shembet plotësisht, pasi reshjet e shiut e kanë përkeqësuar edhe më tepër situatën. Këmba e këtij monumenti të kulturës i kategorisë së parë është fundosur edhe rreth 30 cm më shumë, duke sjellë sërish lëvizje të të gjithë strukturës.

Projekti emergjent i miratuar që prej muajit mars të këtij viti nga qeveria shqiptare nuk ka nisur të zbatohet, pasi asnjë kompani nuk e ka marrë përsipër ndërhyrjen. Në këto kushte Forumi Kombëtar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, kërkon shtim të fondit për shpëtimin e këtij monumenti kulture që po rrezikon seriozisht ekzistencën.

Ura me 6 harqe, e gjatë 500 metra u ndërtua nga Mbreti Zog në fund të viteve ‘20 të shekullit të kaluar, por në dy dekadat e fundit, Ura e Zogut, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, nuk ka njohur asnjë ndërhyrje dhe rrezikon shembjen e plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco