Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Skandali, dokumenti që 'fundos' Irena Gjokën

Rama: Drejtësinë nuk e kam kapur unë, ja po mban në burg Safet Gjicin për s*ks oral

Rama: Drejtësinë nuk e kam kapur unë, ja po mban në burg Safet Gjicin për s*ks oral

23:36, 06/12/2023
A+ Aa A-

SPAK ende nuk ka kërkuar një masë “arrest me burg” për Ilir beqajn në lidhje me abuzimet për koncesionin e sterilizimit dhe shumë ministra dhe ish-ministra janë ende të parekur nga drejtësias pavarësisht abuzimeve. Por, për kyreministrin Edi Rama drejtësia nuk varet aspak nga pushteti.

Kreu i qeverisë tha se kjo drejtësi nuk është perfekte dhe se ka problemet e saj, por thekson se për një gjë që është i sigurt është fakti që ky pushtet është krejtësisht i pavarur. I ftuar në A2 CNN, Rama tha se kjo qeveri nuk po ndikon në drejtësinë e re, ndryshe nga sa pretendon opozita.

 “Nuk është e përkthyer dhe ka gabimet e saj, se po të ishte e përkthyer nuk do ishte një strukturë e re e drejtësisë, por një prodhim magjik i universit, ama që kjo strukturë e re e drejtësisë po bën gjëra që deri para pak vitesh shqiptares jo vetëm që nuk i kanë pritur, por as nuk e imagjinonin. Një strukturë drejtësie që nuk varet nga pushtetit, rezultat i këtij të vazhduarit drejt, pa parë majtas e djathtas është që njerëz të lidhur me pushtetin shkojnë prapa hekurave, kur janë për të shkuar prapa hekurave”, tha Rama.

Kryeministri u pyet edhe nëse a po vepron drejtësia me dy standarde për luftën ndaj krimeve zgjedhore, duke përmendur rastin e Belerit dhe të kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës. Rama u shpreh se kjo nuk qëndron pasi në burg kanë përfunduar edhe nga radhët e mazhorancës dhe këtu solli edhe rastin e Safet Gjicit.

“E dyta, është njësoj si të krahasosh një shalqi me një kungull. Blerja e votës dhe kapja në flagrancë është një gjë dhe hetimi për një telefonatë që lidhet me lidhjen elektrike të një familjeje, është një gjë tjetër. Edhe ai i Rrogozhinës po hetohet. Në qeli sot, në paraburgim ka kryetar bashkie të zgjedhur në ato zgjedhje që mbahen atje për seks oral. Jemi në kushtet kur nuk bëjmë dot krahasime fare. Për blerje votash janë dënuar komisionerë të PS-së, janë dënuar, dënohen, ata që kapen dhe provohen. Thelbi në këtë histori është që Greqia nuk ka asnjë të drejtë. Ne kemi një drejtësi për të gjithë dhe jo e ndarë, nuk është një çështje e minoritetit”, tha Rama.

Po të bëjnë “presion” ndërkombëtarët? Rama flet për kaosin dhe kërkesat e opozitës

Ndërkohë, Rama u shpreh se për arrestimin e Fredi Belerit është njoftuar vetëm kur policia është nisur për të ndërhyrë. Ai ka treguarse i ka thënë drejtorit të policisë se kjo është një çështje shumë e rëndë dhe duhet të bëjnë kujdes.

“Greqia ka të drejtën e saj të bëjë spekulime duke marrë këto fakte dhe duke i bashkuar me një çështje që nuk ka asnjë lidhje. Kjo është një mënyrë interpretimi. E para, unë nuk jam marrë gjithë fushatën me zotërinë. Unë mund të kem shumë të meta, por budalla nuk jam. Nëse do të kisha dijeni që ndaj tij po bëja hetim, nuk do të kishte sulm politik ndaj tij.

Hetimi ka nisur nga prokuroria e Vlorës dhe nuk është e vërtetë që çdo çështje duhet të hetohet që në gjenezë nga SPAK. Prokuroria ka nisur një hetimin dhe prokuroria nuk varet nga ne. Policia ka marrë dijeni për të ndërhyrë vetëm pak orë para ndërhyrjes. Unë jam njoftuar që policia u nis për të ndërhyrë dhe i kam thënë drejtorit të policisë, uroj shumë të dini se çfarë bëni sepse nëse kjo nuk qëndron, atëherë është shumë e rëndë” – tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco