Berisha: Ligjet nuk e ndalojnë Belerin për të bërë betimin, procedura është e gjitha e ekzekutivit!

Berisha: Ligjet nuk e ndalojnë Belerin për të bërë betimin, procedura është e gjitha e ekzekutivit!

12:54, 30/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka dhënë përgjgije sot pyetjeve të gazetarëve lidhur me çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, kandidat i koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë", i cili vazhdon të mbahet në burg dhe nuk lejohet të bëjë betimin. Ndërkohë, Greqia e ka paralajmëruar Shqipërinë për padrejtësinë që po i bëhet një politikani të minoritetit grek.

Berisha theksoi se pengesë për moskryerjen e betimit prej tij si kryebashkiaku i ri i Himarës është vetëm Kryeministri Edi Rama.

"Absolutisht vetëm Edi Rama, - tha ai, - sepse ligjet e vendit nuk e ndalojnë kurrë Belerin për të bërë betimin.Dhe betimet janë bërë në këtë vend, jo një por disa, pavarësisht se kanë qenë të burgosur. Është Edi Rama që ka marrë pushtetin juridik dhe nuk lejon të betohet.

Betimi i Belerit nuk kërkon vendim gjykate, nuk kërkon vendim prokurorie, kërkon urdhër administrativ nga ministri i Drejtësisë që ta shoqërojnë në sallën e mbledhjeve të bashkisë së Himarës ku të bëjë betimin.

Është ministria e Drejtësisë, është drejtoria e Përgjithshme e burgjeve, është gjithçka ekzekutive. Për të mos thënë që organet e kontrolluara nga Edi Rama të drejtësisë, kanë pranuar si provë atë që me procedurë penale nuk pranohet si provë.

Pra, po e pengon Edi Rama. Nuk po kërkon Greqia asgjë tjetër, veçse zbatimin e ligjeve të vendit. Po e bllokon për qëllimet më mafioze, është i harbuar, i tërbuar pas trojeve në Himarë," theksoi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco