Berisha: Ne jemi në këmbë, në betejë pa kthim, për t’i dhënë reston Hajdutit që preku zgjedhjet!

Berisha: Ne jemi në këmbë, në betejë pa kthim, për t’i dhënë reston Hajdutit që preku zgjedhjet!

12:41, 30/11/2023
A+ Aa A-

"Prandaj jemi në këmbë, jemi në betejë pa kthim, për t’i dhënë reston Hajdutit që preku zgjedhjet"-, deklaroi sot lideri i opozitës, Sali Berisha, në një konferencë shtypi, duke hyrë në thelbin e protestës së nisur nga deputetët opozitarë në parlament.

"Jam besimplotë te demokratët dhe i vendosur të respektoj çdo vendim të tyre..., - tha ai. - Për vjedhjen e zgjedhjeve të 14 majit, në kod dhe moral, në ligj dhe moral, mban përgjegjësi vetëm ai që vjedh. Dita e zgjedhjeve nuk është provë force, është ditë integriteti, është garë që bazohet në ligjin e asgjësuar nga Edi Rama.

Duke thënë këtë, Sali Berisha mban përgjegjësi për çdo lloj dobësie të shfaqur gjatë fushatës, ditën e zgjedhjeve dhe me radhë.

Por, për vjedhjen nuk ka askush përgjegjësi pse hajduti vjen dhe vjedh. Jo! Përgjegjësinë e ka Hajduti dhe ne duhet të mësohemi t’i japim përgjegjësinë atij që e meriton. Dhe ne do ia japim, prandaj jemi në këmbë, jemi në betejë pa kthim, për t’i dhënë reston Hajdutit që preku zgjedhjet....

...Deputetët janë të ftuar pa përjashtim që të gjithë, por varet nga vendimi i tyre. Nëse nuk vijnë, janë të mirëpritur, nëse vijnë, janë të mirëpritur dhe do vijnë," nënvizoi lideri i PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco