KAFE SHQETO/ Spahia: Benet Beci, përfaqësues i bandave të Ramës

10:59, 30/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar këtë mëngjes në emisionin KAFE SHQETO në SYRI TV ka qenë Bardh Spahia, ish-kryetar i Bashkisë së Shkodrës. Ai ka komentuar në studio zhvillimet e fundit politike, por në mënyrë të veçantë sjelljen e kreut rilindas të bashkisë Shkodër Benet Beci.

“Maskat ranë dhe nuk ka dyshim askush që Benet Beci është përfaqësues i Edi Ramës, madje një përfaqësues gojëmbyllur i bindur e pa të drejtë fjalë. Kujtoj këtu rastin kur Rama i tha, ti nuk do merresh me gjërat e mëdha, ato i bej vete, ti do pastrosh plehrat ose do përfundosh në kazan e Luizi të mbyll kapakun.

Nga personat që pranojnë të trajtohen në këtë lloj mënyrë, unë nuk kam pritshmëri se mund te tregojnë forcë karakteri, duke mos pranuar që të bëhesh pjesë e një ceremonie të turpshme. Ne po i referohemi impaktit që ka ajo ceremoni në Shkodër. Po nuk ka lidhje vetëm me Shkodrën ajo ceremoni, 29 nëntori është gjetur si zgjidhje nga Enver hoxha dhe Partia Komuniste për t'u bashkuar në të njëjtën datë me festën kombëtare të Jugosllavisë.

Benet Beci erdhi ne krye te Bashkisë së Shkodrës, siç e kam thënë vazhdimisht, si përfaqësues i bandave kriminale dhe me mbështetjen e fuqishme të tyre si përfaqësues direkt i Edi Ramës bashkë më emisarët e tij Elisa Spiropali, Olsi Rama, Tomë Doshi..."

INTREVISTA E PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco