'Si u bë Carlo Bollino komshi me familjen Begeja? Hoxha: Kontrata mes Bollinos dhe qeverisë me vlerë 1 euro

21:30, 29/11/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme në Syri Televizon ka startuar emisioni më i ri investigativ i quajtur 'Plug' me autor gazetarin Julian Hoxha.

I ftuar ditën e sotme në 'Task Force' , Hoxha ka komentuar përmes dokumentave dhe fakteve që tregojnë se si Edi Rama ka bërë mikun e tij italian, botuesin Bollino, pronar toke në mes të Tiranës në shkelje të ligjeve të vendit.

Hoxha u shpreh se qeveria e ka dhënë këtë pronë për 1 euro dhe që ta jepte me 1 euro vijmë te ndryshimet e VKM që pas vitit 2014 ka pësuar 9 ndryshime që i kanë hapur rrugë këtyre klauzolave.

Pjesë nga deklarata e tij: “Shkeljet janë bërë nga pala që e ka dhënë pronën me qera nga qeveria. Deri këtu qeveria ka përgatitur terrenin të kërkojë një pronë publike.

Në vitin 2019 jepet prona me qera, bëhet procedura dhe ministria e financave e nxjerr këtë pronë me një vlerë fillestare që të gjithë garuesit do të duhet që të jepnin më shumë se sa 6 mijë euro  (çmimi dysheme i kësaj prone).

Pra qeveria me këtë tregon që e kishte përllogaritur veten, e dinte se sa do të kushtonte kur ajo ta shiste apo ta jepte me qera.

Më pas zhvillohet procedura e prokurimit dhe pasi zhvllohet procedura e konkurimit bëhet edhe akti tjetër, ai i lidhjes së kontratës së qerasë ndërmjet Ministrisë së Financave dhe zotit Bollino dhe këtu fillon dyshimi i parë për shkelje ligji.

Këtu qeveria e jep këtë pronë për 1 euro dhe që ta jepte me 1 euro vijmë te ndryshimet e VKM që pas vitit 2014 ka pësuar 9 ndryshime, 9 ndryshime që i kanë hapur rrugë këtyre klauzolave.

Pasi është lidhur kontrata një euro për 4021 m/ katrorë zoti Bollino aplikon te qeveria për leje ndërtimi 3 muaj pasi prona ishte dhënë me qera ai mer lejen e ndërtimin.

Këtu nisin shkeljet e rënda të qeverisë. Ky është problem mjaft i madh pasi zoti Bollino ka aplikuar për kontratën që ka marrë pronën me qera dhe në këtë kontratë nuk e disponon të plotë pronën publike”.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco