Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Për të disatën herë, Shkodra përdhoset e shkelet nga filo-serbët, narko-komunistët në pushtet

Për të disatën herë, Shkodra përdhoset e shkelet nga filo-serbët, narko-komunistët në pushtet

17:41, 29/11/2023
A+ Aa A-

Nga Bardh Spahia

Mbasi u vra dhe u persekutua për 50 vite, mbasi u vra e u dhunua në 2 prill, për të disatën herë Shkodra përdhoset e shkelet nga filo-serbët, narko-komunistët në pushtet.

Historinë shqiptarët e veçanërisht shkodranët e njohin mirë, por çdo 29 nëntor na e rikujtojnë se nuk duhet të harrojmë se kush janë ata që sot drejtojnë Shqipërinë dhe Shkodrën.

Janë ata që në 32 vite demokraci, jo vetëm nuk gjetën asnjëherë kurajon për të kërkuar falje por përkundrazi shprehin krenari për krimet e baballarëve të tyre.

Janë pasardhës të po asaj partie të themeluar nga komunistët serbë, të cilët gjetën një antishqiptar kriminel, injorant e pa integritet si Enver Hoxha, për të drejtuar partinë e themeluar prej tyre dhe për ti ngulur thikën pas shpine Kosovës e çështjes kombëtare.

Ngjashmëria me sot kur Edi Rama drejton narko-partinë në pushtet është e jashtëzakonshme e jo vetëm sepse nostalgjikët komunistë festojnë ditën e çlirimit në të njëjtën datë me atë të ish jugosllavisë.

Po pse gjithë kjo urrejtje dhe përçmim ndaj Shkodrës, ndaj historisë, ndaj kulturës?

Mbasi i vërsulën bandat dhe gjithë dhunën shtetërore qytetit me rregji dhe mbështetje të Ramës, sot përdhoset dhe shkelet mbi vuajtjet e qytetit më të persekuatuar, qytetit me numrin më të madh të burgjeve politike, qytetit me 601 të pushkatuar, 61 klerikë të vrarë, 136 të vdekur në tortura, 2890 të burgosur e 1924 të internuar, duke nderuar me grusht dhe duke risjellë simbolet komuniste, e gjitha në prezencë dhe orkestrim të "përfaqësuesve" të atij pushtetit lokal i cili u vodh dhe u mor me dhunë, e që nuk e lidh asgjë me vlerat e Shkodrës e shkodranëve por i shërben  krimit dhe babëzisë së pushtetit me servilizmin që e karakterizon.

Pse gjithë kjo urrejtje çnjerëzore ndaj vuajtjeve të njerëzve, intelektualëve dhe patriotëve të mirë dhe guximtarë ndaj të cilëve duhej të shprehej së paku ndjeshmëri, se nuk po pretendoj mirënjohje nga të paditurit të pa moralshmit dhe servilët që sot drejtojnë Shkodrën dhe Shqipërinë?

Sepse këta janë krejt e kundërta e kulturës, dijes apo fisnikërisë. Nuk ke gram dinjiteti e morali në shpirt nëse nuk ndjen të paktën keqardhje njerëzore për vuajtjet e njerëzve apo bashkqytetarëve të tu.

Tashmë maskat kanë rënë dhe është krejt e qartë se çfarë përfaqësojnë pushtetarët lokal në Shkodër dhe pushtetarët lokal dhe qëndror në mbarë Shqipërinë. Janë thjesht një qetë antishqiptarësh hajdutë, të paditur, pa kulturë, të shpërlarë edhe nga disa virtyte bazike njerëzore si vlerësimi apo empatia për vuajtjet njerëzore.

Shoqëria jonë ka nevojë imediate për higjenë morale duke u kthyer në vlerat njerëzore, nga e mira dhe dobia e kombit dhe të ardhmes. Shoqëria duhet të dënojë pa hezitim, pa ekuivok dhe me detyrim ndaj kombit dhe të ardhmes atë çfarë simbolizon të keqen dhe që ulërin si tradhëti dhe për interresin e prosperitetin individual dhe kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco