‘Shqiptarët e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë’, Albin Kurti uron pavarësinë nga Vlora

‘Shqiptarët e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë’, Albin Kurti uron pavarësinë nga Vlora

12:18, 28/11/2023
A+ Aa A-

i Kosovës, Albin Kurti ka uruar nga Vlora ditën e pavarësisë. Pasi ekspozitën e piktorëve vlonjatë, Kurti shqiptarët e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë.

“Ishte kënaqësi të ndjekim këtë ekspozitë të kuruar me shumë kujdes e pasion. Me këtë rast, Gëzuar gjithë shqiptarëve 28 nëntorin këtë festë të madhe të flamurit, të lirisë, pavarësisë e të bashkimit për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, e mërgatë. Lavdi dëshmorëve, sot është ditë pushimi e ditë feste, cdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealet dhe synimet e Skënderbeut nga Kruja, Ismail Qemalit nga Vlora e të Adem Jasharit nga Prekazi.

Ishim për të bërë nderime ne Vlorë, pasdite do të jemi në Kosovë, për homazh në varrezat e Jasharajve. Dje kishim ditën e Ushtrisë së Kosovës, për shkak se gjithë këto aktivitete nuk i mbajmë dot në një ditë, do të vijojmë edhe nesër.”- tha Kurti.

“Nuk është sot dita të flasim për dallimet politike, për polemikat aktuale, sot jemi bashkë. Shqiptarët e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja mbushet me kuptim në këtë moment.” -tha Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco