VIDEO/ Mijëra bashkatdhetarë me këngë patriotike drejt Shqipërisë, fluks në pikat kufitare

VIDEO/ Mijëra bashkatdhetarë me këngë patriotike drejt Shqipërisë, fluks në pikat kufitare

11:04, 28/11/2023
A+ Aa A-

Me flamuj kombëtarë e këngë patriotike, mijëra qytetarë janë nisur nga Kosova drejt Vlorës në këtë ditë të shënuar të 28 Nëntorit, Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Për qytetarët e Kosovës kjo ditë mbetet e shenjtë, edhe të rinjtë e dinë mirë se shqiptarët kanë luftuar ndër shekuj për liri e pavarësi.

Por shqiptarët kanë ardhur edhe nga Maqedonia e Veriut, nga Mali i Zi, nga Greqia dhe shtete të tjera.

Mëngjesi i sotëm pa fluks të lartë qytetarësh e automjetesh drejt Shqipërisë në pikat kufitare, një pjesë e të cilëve edhe të organizuar vinin për të kremtuar 111-Vjetorin e Pavarësisë në Vlorë, Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco