Në 25 vjetorin e Kushtetutës, cubat dhunues po hedhin vallen e vdekjes së saj!

Në 25 vjetorin e Kushtetutës, cubat dhunues po hedhin vallen e vdekjes së saj!

14:31, 27/11/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Me Kushtetutë në letër, pa Kushtetutë në realitet!

Sot dhunuesit rilindas më të egër të Kushtetutës bejnë sikur festojnë 25 vjetorin e saj.

Bëjnë sikur festojnë rilindasit, ata dhe vetëm ata që kanë shkelur e nëpërkembur çdo element fondamental të Kushtetutës që nga lindja e deri në zbatimin e përditshëm të saj.

SI LINDI KUSHTETUTA!

Hartimi i Kushtetutes u bashkedrejtua ne menyre konsesuale nga dy drejtues Godo dhe Imami, te cilet nuk i perkisnin fare Partise Socialiste.

Ne procesin e hartimit te Kushtetutes u perfshine te gjithe konstitucionalistet dhe drejtues e ish drejtues te Gjykates Kushtetuese pa asnje diskriminim partiak.

Partia Socialiste megjithse kishte e vetme nje shumice me mbi 100 e ca deputete, qe i mjaftonin per ta miratuar Kushtetuten e vetme e megjithate nuk e beri.

Kushtetuta u miratua me Referendum pavaresisht se maxhoranca qeverisese zoteronte mbi 80% te votave.

ÇFARE PO NDODH SOT!

Ndersa sot Kushtetuta ndryshohet vetem me vota e rilindasve sic ishte rasti perpara zgjedhjeve te 25 prillit.

Ne procesin e ndryshimeve kushtetuese perfshihen vetem juriste te provuar per besnikerine e verber ndaj rilindjes ne pushtet.

Ne sallen e parlamentit Kushtetuta vetem shkelet nga rilindja dhe nuk zbatohet kurre.

Vendimet e Gjykates Kushtetuese jane kthyer ne nje letra te zhubrosura pa asnje vlere nga rilindja dhe qeveria.

Ndarja e pushteteve qe percakton Kushtetuta eshte zevendesuar nga kapja totale nga Rilindja.

Referendumi eshte de facto nuk ekziston per shkak te rilindjes dhe levave te komanduara prej saj.

Eshte asgjesuar tradita e Referendumit, qe zbatua dy here per aprovimin e Kushtetutes nje here ne vitin 1994 dhe nje here ne vitin 1998, kur ne te dy heret maxhorancat e kohes, respektivisht PD me pare dhe PS me pas, i kishin votat per ta votuar te vetme Kushtetuten.

PERFUNDIM!

Sot Kushtetuta eshte kthyer ne nje leter pa vlere dhe nuk eshte me garantja e paprekshmerise se tjemelve mbajtese te shtetit ligjor dhe demokracise e pluralizmit.

Kushtetuta eshte sot nen sulmin me te rende qe i eshte bere asaj nga mafia rilindase ne pushtet.

Sot qytetareve ju eshte asgjesuar dokumenti themelor qe garanton lirite dhe te drejtat e tyre.

Sot Shqiperia eshte realisht pa Kushtetute dhe nen presionin grabitqar te mafies ne pushtet qe rremben prona private dhe miliarda euro para' publike e pa ndeshkuar.

Interesi publik eshte sot me i rrezikuar dhe tronditur se kurre me pare per shka te çjerrjes se çdo flete te Kushtetutes.

-----------------------------------------------------------------------

Sot Kushtetuta ne 25 vetorin e saj po perjeton ditet me te zeza, me te errta dhe me te trishta te saj.

Ne 25 vjetorin e Kushtetutes, cubat dhunues te saj po hedhin vallen e vdekjes se saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco