SYRI TV/ Ina Zhupa publikon fakte të tjera: Rama e kërkonte administrimin e Butrintit

14:18, 27/11/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa  ka publikuar dokumente të tjera në lidhje me Parkun e Butrintit, të cilat tregojnë, se në kohën që Edi Rama ka qenë Ministër Kulture, në relacionIN dërguar Akademisë së Shkencave deklaronte se të drejtën për administrim e kishte ministria që ai drejtontë. Në një reagim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se dhënia me koncension e Butrintit, nga EdI Rama, i cili është kryeministër, është një veprim I paprecedentë, pasi është në shkelje të Kushtetutës dhe Konventës së Parisit.

Nga SYRI TV

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar të tjera fakte të cilat tregojnë se kreu i qeverisë Edi Rama, në kohë që ka qenë Ministër Kulture deklaronte se të drejtën për kryerjen e gërmimeve arkeologjike e ka ministria që ai drejtonte. Në projektvendimin për vënien tërësisht në administrimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të qytetit antik të Butrintit, Edi Rama, në atë kohë ministër, në realacionin dërguar Akademisë së Shkencave, bënte me dije se të drejtën për administrim e ka Minsitria e Kulturës. 

“Gjithashtu, në favor të ekskluzivitetit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ndaj qendrave muzeore që njëherazi janë dhe monumente të rëndësisë se veçantë janë shprehur drejtues dhe specialistë të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore ne Këshillin e Evropës.

Në praktikat e mjaft vendeve evropiane, me të cilat jemi konsultuar, të drejtën për administrimin, mbrojtjen, restaurimin dhe dhënien e lejeve për kryerjen e gërmimeve arkeologjike e ka Ministria e Kulturës.”

Në postimin në rrjetet sociale, Ina Zhupa shkuan se ndryshe nga Rama-ministër që kërkonte ekskluzivitetin e Ministrisë së Kulturës, ne kërkojmë më pak, rolin dominues të shtetit dhe mosdhënien me koncesion,  të cilën e  parashikon Kushtetuta e Shqipërisë dhe Konventa e Parisit.  

Më tej ZHupa thekson se Edi Rama në mënyrë të paprecedentë për interesa lobimi dhe klienteliste kalon në modelin e dhënies me koncesion të Butrintit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco