Ministri grek: Jemi treguar të butë, ndryshe Shqipëria do ishte izoluar nga Perëndimi

Ministri grek: Jemi treguar të butë, ndryshe Shqipëria do ishte izoluar nga Perëndimi

20:25, 25/11/2023
A+ Aa A-

Ministri grek i Shtetit, Makis Voridis thotë se ka dyshime të forta te pretendimet e palës shqiptare kur deklaron që nuk ndërhyn në drejtësinë e vendit.

Duke komentuar çështjen e Fredi Belerit, ai ka thënë gjatë një konference se shteti shqiptar pretendon që nuk ndërhyn në drejtësinë e vendit. E si rrjedhojë, kjo sipas tij ngre dyshime, pasi siç pretendon ai, Beleri duhet të ishte lejuar të betohej si kryebashkiak.

Ai shkoi edhe më tej duke thënë se Shqipëria është një shtet totalitar, që në rrethana të tjera do të ishte izoluar plotësisht nga Perëndimi, megjithatë tha se vetë ai ka qenë në favor të një qasje më të butë ndaj situatës.

‘Kur kemi shtete të tilla, çfarë bëjmë me to? I lëmë të shkojnë apo i ndalojmë?’, tha ai.

Duke komentuar për pjesëmarrjen e tij në asamblenë parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Stabilitet në Evropë, ai theksoi:

‘Unë isha për një qasje të butë. Mendova se nëse do të ishim krejtësisht apolitikë, këto vende do të ishin plotësisht të izoluara dhe përfundimisht Perëndimi nuk do të kishte asnjë ndikim në zhvillimin e institucioneve dhe demokracive të tyre. Kështu që unë doja të isha në një negociatë për një kohë’, tha ministri grek.

Ai vazhdoi duke theksuar se ‘shumë vende kanë ende regjime totalitare dhe shumë popuj dhe shumë njerëz vuajnë nga kjo situatë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco