VIDEO/ 'Rruga bandite' në pyll me firmën e Rexhë Byberit, 1 miliard e 600 milionë lekë dëm

21:51, 24/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi, duket se ka një problem shumë të madh me miratimin, apo hapjen e segmenteve të reja rrugore në territorin e institucionit që drejton. Pak kohë më parë, ne ju treguam shkeljen e pare flagrante të numrit një të Tropojës, por duket se Byberi nuk është ndalur aty.

Pikëpyetja e vetme është nëse këto shkelje kryhen me vullnet të plotë, nga arroganca e pushtetit, apo padija?

Në rastin e pare, zoti Byberi, duket se është ne shkelje te rende te ligjit ne projektin e ashtuquajtur ‘Rikonstruksioni i rrugës ‘Grace-Logu i Gracit’, Njësia Administrative Margegaj’.

Rikonstruksionin imagjinar, sepse në atë vend nuk ka pasur kurrë rrugë, përveç një shtegu te vogël që në letra është specifikuar si rrugë kali…

Sipas dokumentacionit, kërkesa e banorëve për zgjerimin e kësaj rruge i është drejtuar bashkisë dhe Njësisë Administrative Margegaj më 20 maj 2021, dhe dëgjesa publike në këshillin bashkiak është bërë me 11 prill 2023. Ndërkohë miratimi i kësaj rruge, është bërë më 9 maj 2023.

Në shkresën e vënë në dispozicion nga ky institucion, është vendosur ‘Miratimi në parim i projekt-idesë për ndërtimin e rrugës ‘Grace-Logu i Gracit’ në fshatin Shoshan të Njësisë administrative Margegaj me një gjatësi prej 2450 meter linear’.

E theksojmë, Projekt ide.

Ndërkohë hartimi i projekt zbatimit, preventivi e të tjerë i ngarkohen Drejtorisë së Planifikimit, zhvillimit të territorit dhe drejtorisë ekonomike’.

Vendimi është firmosur nga kryetari i Bashkisë, Rexhë Byberi, dhe puna ka nisur sipas kësaj projekt idesë së miratuar nga këshilli.

Ndërkohë qe ligji nr. 162/2020’ Për Prokurimet Publike’ parashikon rregullat për procedurat e prokurimit nga autoritetet dhe entet kontraktore për kontratat publike dhe konkurset e projektimit. Në këtë kontekst Bashkia Tropojë nuk duhej të kishte shmangur zbatimin e këtij ligji dhe rruga duhej te ndërtohej sipas procedurave ligjore....

Ndërkohë mos harrojmë që rruga ka përfunduar, pavarësisht ketyre shkeljeve.

Ky rast është vetëm maja e ajsbergut për numrin një të Tropojës, pasi një tjetër kallëzim është dhe më flagrant se rasti që sapo publikuam.

Ded Gjoli, banor i fshatit Palç ka bërë kallëzim penal kundrejt kryetarit Rexhë Byberi për shkatërrim prone më 17 korrik 2021. Ai pretendon se është pronari i tokës nga Qafa e Murrizit deri në Qafën e Agrit në të cilën janë kryer punimet e rrugës.

Rruga tashme është hapur e plote dhe ka shkuar mes për mes pyllit.

Deda është i vendosur për ti shkuar deri ne fund kësaj shkelje, por te hapim pak letrat per te kuptuar nëse ka realisht shkelje. Prokurori, Artan Shtrungza, e ka marre procedimin penal dhe akt-ekspertiza i jep krejtësisht te drejte Dedës.

‘Rruga shtrihet përgjatë ngastrave 32/ab dhe 32/a te ekonomisë pyjore ‘Nikaj Mërtur 1’. Sipas kadastrës pyjore ngastra 32/b është kullore dhe ngastra/a është pyll ahu.

Pra, eksperti pas marrjes ne pyetje nga prokuroria tregon koordinatat e sakta se ku eshte hapur rruga, por ka dhe me…

‘…Gjatësia e aksit te rrugës ne fjale është 1110 m/l, nga këto 324 m/l rezultojnë kullote dhe 786 m/l ne sipërfaqe me drurë pyjore. Ne përcaktimin e demit të vlerës në lekë për hapjen e kësaj rruge bëhet me dije se janë prere 88 cope te kategorisë diametrike 10.1-20 cm dhe 35 te kategorisë 20.1-30 cm’.

Po sa është vlera e demit te prerjes se këtyre drurëve te përkthyera ne leke?

Për diametrin 10.1-20 cm një dru i prere llogaritet me një dem ekonomik prej 8.000 leke, kurse për sasinë ne fjale, pra 88 drurë të prerë, vlera e dëmit është 704.00 lekë.

Për kategorinë e diametrit 20.1-30 cm vlera e demit ekonomik për një dru te prere është 15.000 leke, ndërsa për 35 te dëmtuar për hapjen e rrugës është 525.000 leke.

Shkurt e saktë vetëm për drurët e prerë, duke lënë mënjanë dëmin mjedisor në kurorën e pyllit, vlera në lekë është 1229.00. Por ka dhe dëme të tjera ekonomike nga gërmimet…

Për 1m/kub gërmime për hapjen e rrugës vlera në lekë e demit të shkaktuar është 49.500 lekë. Nga matja e rrugës rezulton se gjatësia e saj është 1110 m/l, gjerësia 30, ndërsa skarpati mesatar është 2 metër. Vlera e dëmit të shkaktuar rezulton 164.835.000 lekë, ndërsa vlera totale e dëmit të shkaktuar është 166.064.000.

Dëm ky i konstatuar nga ekspertiza e pavarur e Prokurorisë së Tropojës… dhe miratuar me firmën e kryetarit të Bashkisë, Rexhë Byberi.

Të mos harrojmë se ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci, ndodhet sot pas hekurave për një shkelje të tillë, ndërsa procedimi penal për kryetarin e Bashkisë, Rexhë Byberi, fle në zyrat e Prokurorisë së Tropojës.

Pse prokuroria e Tropojës nuk ia ka deleguar SPAK-ut një shkelje të tillë dhe pse hetimi është lënë në harresë? Pyetje që presin të marrin përgjigje…

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco