VIDEO/ Shkeljet e KESH për marrjen e dy ‘Tigrave’ anije gjenerator

21:29, 24/11/2023
A+ Aa A-

Në tregjet e ndërkombëtare historia njeh shumë falimente, por ka dhe shumë raste kur një firmë e vogël ka dominuar tregun brenda ditës. Në rastin e Shqipërisë nuk kemi as bursë dhe as tregje tërësisht të lira, por kemi mjaft shembuj se gjatë krizave dhe ne kemi patur shumë humbës dhe pak fitues.

Kështu ndodhi me emergjencën mjedisore që lindi aferën e inceneratorëve, fatkeqësinë natyrore të tërmetit ku u buxhetuan miliona euro për rindërtimin, dhe kështu ndodhi edhe gjatë pandemisë së Covid-19, ku ilaçet dhe ushqimet për shtresat në nevojë u blenë me çmime të kripura përmes tenderave sekretë.

Në fund të vitit 2021 qeveria shqiptare shpalli emergjencën në fushën e energjisë elektrike për shkak të çmimeve të larta të importit. Ekspertët konstatonin keqmenaxhim të rezervës hidrike në kaskadën e Drinit duke vënë përgjegjësinë te Korporata Elektroenergjitike Shqiptare. Por në vend të sqarimeve dhe analizës se u ku u gabua që Shqipëria duhet të blinte me çmim aq te larte energjinë elektrike, KESH-it iu rritën përgjegjësitë dhe ngarkohet me detyrimin për të bërë të gjithë blerjet e energjisë elektrike që duheshin për import, duke ia hequr këtë të drejtë kompanisë së shpërndarjes OSHEE.

Me një tjetër vendim që Këshilli i Ministrave mori në fund të dhjetorit, Korporata Elektroenergjitike autorizohet që t’i drejtohet tregut ndërkombëtar për të marrë me qira nga 1 deri në 2 vjet, asete gjeneruese termike për prodhimin e energjisë, të cilat mund të instalohen dhe lidhen lehtësisht me rrjetin e transmetimit të energjisë në Shqipëri.

Edhe pse kushti ishte lidhja lehtësisht me rrjetin e transmetimit për të zgjidhur emergjencën, akoma dhe sot kur kriza në energji ka kaluar, këto asete nuk janë vendosur në punë. Ky skandal është denoncuar ne disa puntata te Piranjave, duke çmontuar nje skeme tërësisht korruptive.

Por kjo kuti pandore vijon te sjelle te tjera skandale mbi skandalet.

KESH hap thirrjen për shprehjen e interesit në revistën ndërkombëtare ‘The Economist’ e disa ditë më pas, më datën 24 janar, edhe në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik. Publikimi ne faqen e agjencisë zgjati vetëm 3 ditë, pasi në 27 janar ishte afati i fundit për dorëzimin e ofertave. Ligji për prokurimin publik ka si afat minimal lënien e kohës për ofertim deri në 10 ditë,

Interes të menjëhershëm në këtë tender shprehin kompanitë ‘Exelerate Limited Partnership te cilën KESH e prezantoi si prestigjiozen ‘Exelerate Energy’ dhe ‘Renco s.p.a’ gjithashtu dhe ‘Distributed Poëer Solution’. Kompania Excelerate Energy operonte në Shqipëri prej disa muajsh, pas një marrëveshje bashkëpunimi që kishte nënshkruar me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për të rikthyer në gjendje pune Termocentralin e Vlorës.

Edhe pse me shkelje duke mos i lënë kohë të interesuarve që të shprehin interes e duke na krijuar përshtypjen se oferta e kualifikuar ishte përgatitur përpara se të hapej tenderi, sërish Korporata Elektroenergjitike ka bërë një tjetër shkelje flagrante të rregullave që ka vendosur vetë në specifikimet teknike të kësaj procedure.

Drejtori i kesh, qe është dhe personi përgjegjës për këtë procedure, ne vlerësimin e ofertës, i ka dhënë dhënë 20 pikë pikërisht ’periudhës kohore për instalimin dhe trupëzimin funksional të impianteve’.

Por pavarësisht këtij pikëzimi qe vjen nga emergjenca, ne bërjen e kontratës, ky detaj i rëndësishëm harrohet fare.

Sot jemi përpara situatës që anijet nuk prodhojnë asnjë megavat orë energji elektrike por KESH ka shpenzuar disa milion euro për blerjen e vajit, zhdoganimin dhe marrjen me qira të depozitave të naftës.’

Konkretisht zyrtarët e KESH-it nuk janë naivë dhe e dinë që afati për dorëzimin e aseteve që do të prodhojnë energji sidomos në një tender emergjent është i rëndësishëm, po ashtu dhe vendosja e tyre në punë.

Qiraja ditore e anijeve është 94.5 mijë dollarë e ndarë në 63 mijë dollarë për asetet dhe 31.5 mijë dollarë për operimin e tyre. Në total për dy vjet KESH do të paguajë 69 milion dollarë për dy asete që u morën të na shpëtojnë nga kriza, por që po të vendosen në punë, prodhimi i energjisë nga to do të na kushtojë më shumë se ta blejmë në bursë dhe do të na shkaktojë pasoja të larta mjedisore. Të gjitha këto para janë dhënë në bazë të ofertës që dhanë dy firma private dhe pa asnjë studim tregu, pasi thirrja për shprehjen e interesit nuk kishte fond limit, siç e përcakton dhe ligji për prokurimin publik, ne te cilin thuhet se: ’ Në rastet e kontratave të furnizimit të mallrave, përmes qirasë me ose pa mundësi blerje të mallrave, fondi limit llogaritet duke përfshirë qiranë apo këstin mujor, shumëzuar me numrin e muajve gjatë të cilëve do të zgjasë kontrata.’

Gazetarët e Piranjave kanë kërkuar dhe insistuar pranë KESH për të marrë këndvështrimin e kësaj ndërmarrje për të gjithë këto shkelje, por askush nuk e ka hapur derën.

Ndërkohë qe titullari zoti Ergys Verdho, ka preferuar heshtjen përballe këtij mega skandali.

Kjo indiference dhe moskokëçarje e zotit Verdho pas çdo denoncimi, a mund të ketë dikë nga prapa? Bashkë me garancitë qe i janë dhënë këtij individi, i cili pavarësisht se është ne disa shkelje te njëpasnjëshme te ligjit, nuk jep asnjë sqarim publik për mega skandalin e anijeve gjenerator.

Zoti Verdho nuk pranoi të flasë, por me shumë gjasa në SPAK do duhet të flasë shumë shpejt.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco