Lela: Deputetët e PS janë kthyer në mercenarë të Ramës, ja kanë dorëzuar pushtetin ekzekutivit

17:24, 23/11/2023
A+ Aa A-

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike Alfred Lela është shprehur se qeveria është vazhdon të bëjë shkelje ligjore, duke mos lejuar opozitën të bëjë komisionet hetimore parlamentare.

Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites me Edvin Parrucën në Syri Tv, Lela shprehet se deputetët e mazhorancës janë kthyer në mercenarë të kryeministrit Rama, dhe shërbimi i tyre ka qënë të dorëzojnë pushtetin parlamentar ekzekutivit. a

“Atë që deputetët e mazhorancës duhet të thonë dhe të bëjnë është krejt e kundërta e asaj që kanë thënë dhe bërë. Së pari është mjerim shërbimi i tyre si  mercenarë duke e dorëzuar pushtetin e Parlamentit, i cili është pushteti më i lartë në vend,  duke ia dorëzuar ekzekutivit totalisht sepse janë kthyer në roje të një vullneti arbitrar, autoritar por edhe dramatik  të kryeministrit. Kanë shkuar në një drejtim të kundërt apo të paditur sa i takon rekordeve apo standardeve demokratike. Ata janëëshkelësi i parë dhe sigurisht shkelësi i parë e humbet të drejtën për të kërkuar llofari dhe për të dhënë mesazhe pajtimi. Ata e kanë bërë shkeljen duke i mohur opozitës një të drejtë kushtetuese për të ngritur komisione të hetimit parlamentar dhe duke i bllokuar 32 nisma ligjore.

Opozita nuk është  roje dere e Parlamentit, megjithës e mazhoranca ka çuar roje të dyfishta dere për të ruajtur dyert e Parlamentit nga ata që i ka zgjedhur populli.

Të luajturit e ‘shejtan-budallait’ që me gjasmë nuk di gjë  çfarë ka ndodhur edhe pse e di shumë mirë që në fakt  ka rol në atë që ka nodhur është pak e tepërt për publikun, mendoj unë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco