Kurti e refuzoi Samitin e Diasporës, Rama i dërgon porosi nëpërmjet presidentes Osmani

Kurti e refuzoi Samitin e Diasporës, Rama i dërgon porosi nëpërmjet presidentes Osmani

12:50, 23/11/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në Samitin III të Diasporës në Tiranë më 22-23 nëntor, një aktivitet i dirigjuar nga Kryeministri i Shqipërisë. Presidentja Vjosa Osmani erdhi dhe mbajti një fjalim në këtë samit.

Megjithatë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në para diasporës, përcoli idenë që 22 Nëntori, që njihet si Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe, të shpallet festë kombëtare në Shqipëri. Duke theksuar se ishte një propozim i Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begajt, Rama shtoi se shpreson që edhe Vjosa Osmani t’ia sugjerojë Albin Kurtit për Kosovën.

“Me një sugjerim shumë të arsyeshëm të Presidentit, - tha Rama, - dua ta kornizoj këtë fjalë edhe në funksion të frymës së këtij samiti por edhe në funksion të asaj që ka rëndësi të jemi bashkë të ndihmojmë njëri tjetrin... Tani mendoj se është koha që kjo të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër unë besoj se edhe presidentja e Kosovës t’ia japë këtë sugjerim kryeministrit të vet. Unë e dëgjoj Presidentin për veten time”- u shpreh Rama.

"Samiti është një udhëkryq ku bashkohen të gjithë pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike, - shtoi ai ndër të tjera, -  përtej të gjitha përkatësive krahinore dhe vendodhjes së secilit, si shqiptarë që kanë diçka për të thënë e dhënë.

Së bashku, asnjë objektiv sado ambicioz që të jetë, nuk është i paarritshëm. Asnjë ëndërr s’është e pamundur nëse ne jemi të vendosur ta bëjmë të pamundur për ta realizuar.

Nëse ka një mësim të madh që të gjithë mund ta marrim individualisht apo kolektivisht, nga të gjitha ata emra që na bëjnë krenar si shqiptarë duke u përmendur me shumë admirim e respekt sesa bota jonë e vogël, është mësimi se të gjithë ata kanë pasur një ëndërr shumë më të madhe sesa mundësitë e tyre”, tha Rama.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco