‘Protesta e opozitës zgjoi ndërkombëtarët’/ Zhulali: Kërkojnë zbatimin e ligjit, Kushtetutës dhe dialog

21:10, 22/11/2023
A+ Aa A-

E ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali ka folur për reagimin e ndërkombëtarëve në lidhje me protestën e opozitës në parlament.

Zhulali theksoi se ‘reagimet e ndërkombëtarëve kanë të njëjtin mesazh, pasi është vazhdimësi e mesazheve që ata e kanë dhënë përmes raporteve’.

Ekspertja tha se këto deklarata thonë që kjo situatë është e papranueshme dhe kjo zgjidhet nëpërmjet zbatimit të ligjit dhe kushtetutës, si dhe nëpërmjet dialogut mes mazhorancës dhe opozitës.

Gjithashtu Zhulali u shpreh se ky reagim është një zgjim i ndërkombëtarëve.

Zhulali: Reagimet e ndërkombëtarëve kanë të njëjtin mesazh, pasi është vazhdimësi e mesazheve që ata e kanë dhënë përmes raporteve. Ne kishim progres-raportin para pak kohësh dhe të njëjtën gjë thoshte edhe progres-raporti. Dhe këto deklarata thonë që kjo situatë është e papranueshme dhe kjo zgjidhet në dy forma. E para zbatohet ligji dhe kushtetuta duke respektuar të drejtat që parashikon për opozitën ashtu edhe përmes dialogut konstruktiv. Si zhvillohet dialogu, dialogu kërkon të paktën dy palë. Në momentin që mazhoranca e ka hequr nga pjesa e komunikimit të vetë opoztiën, nuk e njeh si palë, i cakton përfaqësuesit e saj, nuk e fton në tryezat e përbashkëta ku duhet të ulen dhe të bëjnë reformat, këtu nuk ka më dialog por këtu ka monolog.

Ky është një zgjim i ndërkombëtarëve. Edhe ndërkombëtarët ose faktorët kryesorë sidomos në BE e kanë pranuar vetë nëpërmjet zërave të ndryshëm, që kanë bërë një kompromis i cili ka pasur një kosto shumë të madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kostoja më e madhe e këtij kompromisi ka qënë rrënimi i demokracive në të gjitha vendet tona dhe të gjitha rreziqet e tjera që vijnë bashkë me këto.

Sot po kërkohet nga shtetet kryesore të BE që të mos vazhdohet më këtë lloj statuskuoje për Ballkanin, të thuhen gjërat siç janë, të forcohet demokracia nëpërmjet zgjedhjeve etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco