'Edhe vendet në luftë diskutojnë buxhetin'/ Tafaj: Plani buxhetor nuk i përgjigjet shpopullimit

19:36, 22/11/2023
A+ Aa A-

Myqerem Tafaj,  ish ministër i arsimit, gjatë takimit me kreun demokrat Sali Berisha, ekspertë dhe drejtues të departamenteve të PD-së, u shpreh se nuk është parë ndonjëherë në 32 vitet e fundit që një buxhet të votohet në 4 minuta.

Ndër të tjera, ish ministri u shpreh se e ka parë me interes këtë çështje dhe ky buxhet sipas tij, nuk ju përgjigjet problematikave kryesore si arsimi, shëndetësia dhe mbi të gjitha shpopullimi.

‘’Nëse analizon këtë buxhet duhet të thuash se sa i përgjigjet ky buxhet qëllimit primar kombëtar, sa i përgjigjet shpopullimit?’’, shprehet Tafaj.

Nuk e di nëse ka ndodh ndonjëherë që në 4 minuta të votohet një buxhet, kjo është një katastrofë.

Kjo nuk ndodh në asnjë vend, dhe vendet që janë në gjendje lufte e gjejnë një hapësirë që të diskutojnë buxhetin.

Unë uroj që ndoshta mazhoranca nesër kthen mendjen dhe ju jep mundësinë nesër ju doktor, që ju të shpalosni vizionin tuaj dhe të grupit tonë parlamentar. Se si  do të ishte buxheti i qeverisë tuaj të re në vitin e parë. Unë mendoj se këtu duhet fokusuar diskutumi.

E lexova buxhetin me interes  të madh. Natyrisht buxheti rritet nga viti në vit por ashtu siç rritet ai, rritet dhe abuzimi.

I lexova me interes, por nuk pashe asnjë vizion dhe më kujtuat tani që thonë se nuk ka lidhje mes programit buxhetor dhe strategjik, dhe, vërtet kështu është.

Kjo qeveri ka bërë një startegji të shëndetësisë me mbështetjen e OBSH dhe kur ju thatë ato fjalë, mu kujtua që OBSH ju thotë ‘ndërtoni dhe katër QSUT të tjera rajonale’ dhe unë nuk e gjeta në buxhet këtë. Me interes e pashë se mos është planifikuar diçka, por jo.

Pashë programin për arsimin, a thua se është një buxhet ku ka një rrjedhë normale të arsimit, absolutisht nuk ka, duam ose s’duam ne, Shqipëria ka hyrë në rrjedhën e shpopullimit, çfarë ka ndryshuar të gjitha sistemet dhe prandaj po merrem me hyrjen që bëri zoti Xhaferri.

Nëse analizon këtë buxhet, duhet të thuash se sa i përgjigjet ky buxhet qëllimit primar kombëtar, sa i përgjigjet shpopullimit?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco