Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

'Butrinti' në Kushtetuese: Kërkohet përjashtimi i gjyqtarit Gent Ibrahimi

'Butrinti' në Kushtetuese: Kërkohet përjashtimi i gjyqtarit Gent Ibrahimi

11:46, 22/11/2023
A+ Aa A-

Deputetët e Kuvendit, të përfaqësuar nga deputetja Ina Zhupa, kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtarit, Gent Ibrahimi në çështjen “Butrinti”, e cila po vazhdon në Gjykatën Kushtetuese, bën me dije Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore nëpërmjet një postimi në Facebook.

Në njoftim thuhet se shkak i kërkesës për përjashtimin e gjyqtarit është sigurimi i informacionit se Ibrahimi ka njohje e marrëdhënie miqësore me dy bashkëdrejtorët e Fondacionit (AADF) anëtarë të Bordit të FMB-së, që po merr me koncesion Butrintin.

Postimi i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore:

Çështja “Butrinti” vazhdon në Gjykatën Kushtetuese. Së fundmi kërkuesit, deputetë të Kuvendit të përfaqësuar nga deputetja Ina Zhupa, kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtarit z. Gent Ibrahimi, sepse është siguruar informacion që ky gjyqtar ka njohje a marrëdhënie miqësore me dy bashkëdrejtorët e Fondacionit (AADF) anëtarë të Bordit të FMB-së, që po merr me koncension Butrintin.

Për kërkuesit, gjyqtari Ibrahimi, ndodhet ligjërisht në situatë të papajtueshmërisë për gjykimin e kësaj çështje, për shkak të lidhjeve me anëtarët e Bordit Drejtues të FMB-së, pjesëmarrës në gjykimin kushtetues.

Gjyqtari sipas nenit 36-37 të ligjit nr. 8577/2000, duhet të kishte dhënë dorëheqjen, pasi vihet në dyshim paanshmëria e tij në këtë proces.
Ja shikoni këtë foto. Në këto kushte a duhet të vazhdonte gjyqtari Gent Ibrahimi të ishte pjesë e trupës gjyqësore, ku objektiviteti dhe panashmëria të paktën dhe dukshmërisht duket e cënuar?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco