Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

FOTO/ Gjyqtari Ibrahimi në njohje me anëtarët e Bordit të FMB, duhet të dorëhiqet nga çështja e Butrintit në GJK

FOTO/ Gjyqtari Ibrahimi në njohje me anëtarët e Bordit të FMB, duhet të dorëhiqet nga çështja e Butrintit në GJK

11:14, 22/11/2023
A+ Aa A-

Në faqen e facebook të, Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore është postuar një shënim me nje foto që tregon se anëtari i GJK gjyqtari Gent Ibrahimi ka njohje e marrëdhënie miqësore me dy bashkëdrejtorët e Fondacionit (AADF) anëtarë të Bordit të FMB-së, që po merr me koncension Butrintin.

Prandaj shpjegon njoftimi duke cituar kërkesën e deputetes demokrate Ina Zhupa ai duhet të dorëhiqet nga çështja që ka të bëjë me Butrintin.

“Për kërkuesit, gjyqtari Ibrahimi, ndodhet ligjërisht në situatë të papajtueshmërisë për gjykimin e kësaj çështje, për shkak të lidhjeve me anëtarët e Bordit Drejtues të FMB-së, pjesëmarrës në gjykimin kushtetues. Gjyqtari sipas nenit 36-37 të ligjit nr. 8577/2000, duhet të kishte dhënë dorëheqjen, pasi vihet në dyshim paanshmëria e tij në këtë process”, thuhet në shënim.

Postimi i plotë:

Çështja “Butrinti” vazhdon në Gjykatën Kushtetuese. Së fundmi kërkuesit, deputetë të Kuvendit të përfaqësuar nga deputetja Ina Zhupa, kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtarit z. Gent Ibrahimi, sepse është siguruar informacion që ky gjyqtar ka njohje a marrëdhënie miqësore me dy bashkëdrejtorët e Fondacionit (AADF) anëtarë të Bordit të FMB-së, që po merr me koncension Butrintin.

Për kërkuesit, gjyqtari Ibrahimi, ndodhet ligjërisht në situatë të papajtueshmërisë për gjykimin e kësaj çështje, për shkak të lidhjeve me anëtarët e Bordit Drejtues të FMB-së, pjesëmarrës në gjykimin kushtetues. Gjyqtari sipas nenit 36-37 të ligjit nr. 8577/2000, duhet të kishte dhënë dorëheqjen, pasi vihet në dyshim paanshmëria e tij në këtë proces.

Ja shikoni këtë foto. Në këto kushte a duhet të vazhdonte gjyqtari Gent Ibrahimi të ishte pjesë e trupës gjyqësore, ku objektiviteti dhe panashmëria të paktën dhe dukshmërisht duket e cënuar?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco