Djegia e flamurit, Ministria e Jashtme e Serbisë notë proteste Shqipërisë: Dëmton marrëdhëniet tona

Djegia e flamurit, Ministria e Jashtme e Serbisë notë proteste Shqipërisë: Dëmton marrëdhëniet tona

10:01, 22/11/2023
A+ Aa A-

Ministria e Jashtme e Serbisë i ka dërguar një notë proteste Ambasadës Shqiptare në Beograd. Shkak është bërë djegia e flamurit serb në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur më 20 Nëntor ditën e ndeshjes së fundit kualifikuese të Euro 2024. Në sheshin “Skënderbej” disa tifozë dogjën flamurin e shtetit serb.

Kjo është arsyeja se pse Ministria e Jashtme serbe i dërgoi notën e protestës ambasadës shqiptare, shkruan B92.

“Besojmë se ngjarje të tilla ndërtojnë marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, të cilat në këto vite që po lemë pas arritën pikën më të lartë në historinë e tyre”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Siç shkruan B92, qeveria serbe pret nga organet kompetente të Shqipërisë që të bëjë gjithçka që të vendosë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarje.

“Janë qartësisht të dukshëm në videon e bërë publike si dhe të informojnë institucionet e Republikës së Serbisë nëpërmjet rrugëve diplomatike brenda një periudhe të arsyeshme kohe”, njoftoi Ministria e Jashtme e Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco