SYRI TV/ Standardi ‘Beqaj’ nxjerr zbuluar skandalin e SPAK me Berishën

09:58, 22/11/2023
A+ Aa A-

Për avokatin Genc Gjokutaj, fakti që SPAK-u ka regjistruar procedim penal ndaj Sali Berishës në të njëjtën ditë që ka marrë kallëzimin nga Taulant Balla në 1 dhjetor 2020, pa e lexuar fare, tregon se e gjithë çështja ndaj ish-kryeministrit është politike dhe e paracaktuar.

Në favor të dyshimeve të avokatit shkon praktika e vetë Prokurorisë së Posaçme.

Një rast tipik është hetimi për kontratën koncesionare të sterilizimit, ku i dyshuar është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Në 23 dhjetor 2019, Nisma Thurje dorëzon një kallëzim në SPAK për kontratën koncesionare me kosto mbi 100 milionë euro.

Dokumentet gjyqësore tregojnë se SPAK e ka regjistruar kallëzimin në datë 24 dhjetor, pra një ditë më pas.

Ndërkohë, procedimi penal për aferën e sterilizimit, pra e thënë më thjesht, hetimi, është regjistruar më 13 Janar 2020.

Duke hequr ditët e pushimeve javore dhe ato të festave të fundvitit, SPAK-ut i janë dashur plot 13 ditë për të verifikuar materialin dhe për të vendosur që të regjistronin procedimin penal.

Ndërsa, në rastin e Berishës dhe Jamarbër Malltezit, duket se prokurorët e posaçëm kanë qenë të bindur se ata kanë kryer vepër penale, pa e parë ende materialin kallëzues.

Kjo bindje e tyre u tregua edhe së fundmi kur, pas më shumë se tre vitesh hetimi, vendosën arrestimin e Malltezit pa e thirrur njëherë për ta pyetur, njëlloj siç u veprua edhe me Sali Berishën, për të cilin vendosën masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalimit për dalje jashtë shtetit, pa e dëgjuar më parë versionin e tij të fakteve.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco