Protesta e opozitës/ Maxhoranca mbledh firmat për përjashtimin e deputetëtve të PD

Protesta e opozitës/ Maxhoranca mbledh firmat për përjashtimin e deputetëtve të PD

09:55, 22/11/2023
A+ Aa A-

Socialistët kanë mbledhur firmat për përjashtimin e deputetëve të opozitës që u përfshinë në protestën gjatë seancës së kaluar plenare.

Mësohet se kjo kërkesë është dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa nuk dihet ende numri i saktë i deputetëve për të cilët kërkohet përjashtimi.

Kujtojmë se ditën e hënë Kuvendi u përfshi në kaos, ku deputetët e opozitës zbatuan planin e tyre për prishjen e seancës. Teksa hodhën tymuese ata hodhën edhe flakadanë, ndërsa në një moment një prej ndenjëseve u përfshi nga zjarri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco