‘Protestë simbol, për të zgjuar luanin’/ Berisha: Asgjësuam parlamentin e Ramës! I treguam botës fytyrën e tij

‘Protestë simbol, për të zgjuar luanin’/ Berisha: Asgjësuam parlamentin e Ramës! I treguam botës fytyrën e tij

23:01, 21/11/2023
A+ Aa A-

Kreydemokrati Sali Berisha tha se opozita ka arritur qëllimin e saj me aksionin në parlament.

I ftuar në ‘Open’, Berisha theksoi se opozita me protestën e saj asgjësoi parlamentin e Ramës dhe i tregoi botës fytyrën e vërtetë të tij.

Berisha: Protesta ka filluar. Protesta në parlament po zhvillohet prej një muaji dhe do ta quaja këtë formën jo më të fuqishme por më efiçente të protestës. Edi Rama vendosi të na ekzekutojë ne politikisht në parlament. Ne 'defakto' e asgjësuam parlamentin e tij. Gjithë bota mori vesh që e votoi në 4 minuta buxhetin. Për në Gines, për turp. Në një pozicion të pakthyeshëm kanë arritur t’i tregojnë për herë të parë botës një kryeministër që nuk pranon të hetohet. A është kjo e efektshme? Po! Kjo protestë është simbol për të inkurajuar qytetarët, për të zgjuar luanin brenda qytetarëve që të trembur janë.

Nuk po them se kemi mbështetje të madhe apo të vogël, ajo duhet parë. Përveç se arritëm t’i tregojmë botës fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës, synojmë të zgjojmë luanin tek çdo qytetar. Nuk ka një afat, por sa më shpejt. Derisa të plotësohen kërkesat tona, ne nuk ikim nga Parlamenti. Nëse plotësohen kërkesat, parlamenti do ketë jetë normale. Pastaj, protestat kanë si qëllim votën e shqiptarëve dhe Partia Demokratike e ka më thelbësore deri më sot. Edi Rama sapo e pa që opozita u bashkua përveç prej 10 deputetëve, e pa se nuk ka kontroll mbi opozitën. Edi Rama ka qëndruar në pushtet duke kontrolluar opozitën. Këtë e ka kuptuar Edi Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco