Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

KAFE SHQETO/ ‘Këtu nuk ka më demokraci’ Koti: Nuk kthehemi mbrapsht edhe pse mund të ketë pasoja

12:07, 21/11/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO ne syri tv ka qenë deputetja e Partisë Demokratike Sorina Koti. Ajo ka komentuar situatën në të cilën ndodhet opozita pas shkeljeve të vazhdueshme të kushtetutës nga ana e mazhorancës.

Ajo ka vlerësuar gjatë intervistës ne “KAFE SHQETO” se opozita është e vendosur në aksionin e vet dhe nuk ka kthim mbrapsht.
 
Këtu është një sistem i shkatërruar që po vazhdon gërryerjen nga brnda. Këtu po shembet gjithçka nga brenda që nga demokracia dhe liria e shprehjes. Këtu nuk je me në demokraci. Dhe kur arrijnë e bllokojnë fjalën deputetëve në parlament  që e kanë detyrë kushtetuese të bëjnë opozitë, llogarite se çfarë u bëjnë qytetarëve të thjeshtë.
Ne shohim se si njerëzit terhiqen stepen kur kane për të mbrojtur një biznes, familjen dhe e para është familja.

Në jemi përpjekur që me protesten tonë të kemi një ndërgjegjësim të ndërkombëtarëve. Të mos harrojnë që këtu jetojnë njerëz të ndershëm. Ne po kërkojmë një gjë që ndërkombëtarët në vendet e tyre nuk do ta lejonin kurrë të ndodhte.

Intervsita:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco