Bardhi i drejtohet zyrtarisht Nikollës dhe njofton trupin diplomatik: Veprimet e mazhorancës do ti kishte zili edhe Koreja e Veriut

Bardhi i drejtohet zyrtarisht Nikollës dhe njofton trupin diplomatik: Veprimet e mazhorancës do ti kishte zili edhe Koreja e Veriut

15:05, 20/11/2023
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazmenet Bardhi ka denoncuar në një letër që e ka derguar edhe në adresë të trupit diplomatik në Tiranë sjelljen e kryetares së Kuvendit që ka rrethuar dhe pushtuar me gardistë sallën e Kuvendit.

Prej muajsh Kuvendi i Shqipërisë nuk funksionon normalisht për shkak të protestës së opozitës për mohimin e të drejtave kushtetuese të saj, për ngritjen e Komisioneve Hetimore dhe për Reformën Zgjedhore. Pas seancës së sotme, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kryetares së Kuvendit, duke e krahasuar sjelljen e mazhorancës me ato të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong.

“Përmes mohimit të të drejtës kushtetuese për kontroll parlamentar të Qeverisë, mosshqyrtimit të projektligjeve të deputetëve të opozitës, mohimit të të drejtës për të marrë përgjigje nga organet ekzekutive për çështje në interes të qytetarëve, apo mohimit të të drejtës për të caktuar ajo përfaqësuesit e vet në komisionet e posaçme parlamentare, praktikisht mazhoranca juaj po tenton të krijojë një Parlament njëpartiak, antidemokratik, autoritar dhe që dhunon hapur të drejtat e pakicës parlamentare” – shkruan Bardhi.

Gazment Bardhi ka sjell në vëmendjen e Kryeparlamentares Nikolla se pengimi i deputetëve të opozitës që të futen në zyrat e tyre në Kryesinë e Kuvendit, apo prezenca brenda sallës së seancës plenare të rreth 60 punonjësve të Gardës së Republikës, është në shkelje të Rregullore së Kuvendit dhe e ka shndërruar Parlamentin në sallë të Gardës së Republikës, duke intimiduar deputetët e opozitës me forca sigurie.

Në fund të letrës së tij Bardhi shkruan se “intimidimi me forca sigurie i deputetëve të opozitës, është një veprim që edhe Koreja e Veriut dhe vetë Kim Jong-un do ta kishte zili. Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, duhet të përafrohet me standartet e vendeve të BE-së dhe jo me standartet e diktatorit të Koresë së Veriut! Në çdo rast më lejoni që në emër të deputetëve të opozitës t’ju siguroj ju dhe udhëheqësin tuaj shpirtëror Edi Rama, që do të mbeteni përjetësisht dhe në tentativë vetëm një kopje e shëmtuar dhe në miniaturë e Kim Jong-ut.”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco