SYRI TV/ Seancë plenarë si në gjendje lufte, Garda merr kontrollin e Kuvendit, Rama miraton buxhetin për 4 minuta

14:51, 20/11/2023
A+ Aa A-

Në një kohë rekord prej 4 minutash qeveria dhe mazhoranca socialiste kanë miratuar në parim Buxhetin për vitin 2024. Opozita bllokoi sërish seancën, ndërsa Lindita Nikolla kishte kaluar sallën e seancave parlamentare në gjendje lufte. Deputetët e opozitës ndezën flakadanë ndërsa nuk munguan përplasjet me gardën, ku për çdo deputet socialist ishte caktuar të mbrohej nga një gardist. Kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi një fitore të opozitës duke djegur procedurën antikushtetuese të votimit.

Syri tv

Opozita ka vijuar sërish aksionin për bllokimin e seancave parlamentare deri në plotësimin e të drejtave kushtetuese të mohuara nga mazhoranca. Seanca e sotme, ku u miratua në një kohë rekord projektbuxheti për vitin 2024, i ngjasonte një salle parlamentare në situatë lufte, ku qindra efektivë të Gardës së Republikës kishin marrë kontrollin e Kuvendit, ndërsa deputetët e opozitës ndezën flakadanë në një sallë ku mbizotëronte kaosi.

Ndonëse është projektligji më i rëndësishëm i vitit, ku përcaktohet menaxhimi i fondeve të shtetit për 4 vitet, kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca e miratuan atë në një kohë rekord prej 4 minutash dhe pa asnjë diskutim.

E ndërsa salla ishte në kaos, aq kaotike ishte edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ku në procesin e prezencës deklaroi 73 deputetë ndërsa për miratimin e Buxhetit, sipas saj, votuan 83. Nuk dihet nëse edhe votimi rezultati i votimit ishte i parashkruar duke llogaritur edhe votat e ndonjë opozitari, që së fundmi propozuan edhe amendamente, apo ishte lapsus i kryeparlamentares, që më pas u saktësua me një njoftim për mediat.

Pas mbylljes së seancës, Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha,  e cilësoi buxhetin e vjedhjes pa asnjë evidencë për votimin.

Më tej kryedemokrati Sali Berisha shtoi se opozita korri një fitore në betejën pa kthim dhe se flakadanët dogjën procedurën antikushtetuese të miratimit të këtij buxheti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco