Sa herë Sali Berisha ka mbajtur qëndrime të forta pro Kosovës është sulmuar me non grata, 96 - 2021

Sa herë Sali Berisha ka mbajtur qëndrime të forta pro Kosovës është sulmuar me non grata, 96 - 2021

11:41, 19/11/2023
A+ Aa A-

Shkrimtari dhe njeriu i afërt i Ibrahim Rugovës, Presidentit dhe udhëheqësit të Kosovës në ditët e saj më të vështira, Adnan Merovci ka postuar në faqen e tij në facebook një qëndrim të Rugovës pas deklaratave të përsëritura të Berishës në mbrojtje të Kosovës në kohë kur ka qenë President i Shqipërisë.

“Nuk kam çfarë t’i shtoj, është një deklaratë dhe jo vetëm deklaratë, por edhe një qëndrim i Presidentit Sali Berisha dhe i Shqipërisë që e thonë me vite dhe që është një lloj mbrojtje edhe për Kosovën”, thotë Rugave pas pyetjes së gazetarëve për deklaratën e Berishë se do të reagojmë si komb në rast të një spastrimi etnik nga serbët në Kosovë.

Çuditërisht, sa herë Sali Berisha është ka mbajtur qëndrime të forta në mbrojtje të Kosovës, si nga mesi i viteve '90 dhe tani në 2021, Berisha është sulmuar në mënyrë të strukturuar si breda dhe jashtë vendit. Dhe kjo ka ardhur gjithmonë falë lobimit të së majtës shqiptare, e cila për çëshjten e Kosovës ka patur të tjera këndvështrime dhe qëndrimi.
 

Më i fundit është angazhimi i Edi Ramës për të ndarë Kosovën, dhe pas qëndrimit frontal, kundër këtij projekti nga Sali Berisha, ky i fundit shpallet non grata dhe sulmohet në mënyrë të pashembullt. 
 

Dëshmia e qartë e Merovcit e trogon me fakte këtë.

Mesazhi i plotë:

Fakte me Adnan Merovcin!

Në konferencën për shtyp të Dijetarit Rugova më: 1 shtator 1995 në Prishtinë, gazetarja Valentina Saraçini pyet:

“Z. President, si e komentoni deklaratën e fundit të Presidentit të Shqipërisë Z, Sali Berisha se në rast se Serbia vazhdon të bëjë spastrimin etnik në Kosovë dhe të njëjtën kohë të instalojë dhe të kolonizojë me refugjatë serbë, kombi shqiptar do të reagojë në mënyrë unike? A keni t’i shtoni diçka kësaj?”.

Dijetari Rugova përgjigjet:

“Nuk kam çfarë t’i shtoj, është një deklaratë dhe jo vetëm deklaratë, por edhe një qëndrim i Presidentit Sali Berisha dhe i Shqipërisë që e thonë me vite dhe që është një lloj mbrojtje edhe për Kosovën edhe në planin ndërkombëtar edhe në planin konkret. Në dëshirojmë që të mos vijë deri te ajo sepse shqiptarët sot janë në një nivel dhe në një organizim tjetër dhe me një afirmim ndërkombëtar, si Shqipëria, si Kosova dhe viset e tjera shqiptare prandaj kemi edhe ketë kujdes kaq të madh të bashkësisë ndërkombëtare që të ndodhë diçka në jug të Ballkanit”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco